Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Investigimi i zbatimit në praktikë i legjislacionit për ruajtjen e natyrës në Shqipëri

Investigimi i zbatimit në praktikë i legjislacionit për ruajtjen e natyrës në Shqipëri

Mbahet Forumi Kombëtar “Investigimi i zbatimit në praktikë i legjislacionit për ruajtjen e natyrës në Shqipëri”

 

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri, organizuan Forumin Kombëtar “Investigimi i zbatimit në praktikë i legjislacionit për ruajtjen e natyrës në Shqipëri”, i cili u zhvillua në përfundim të projektit “Fuqizimi i OMSHC-ve shqiptare për promovimin dhe ruajtjen e natyrës në Shqipëri”, në kuadër të programit ACHIEVE, zbatuar nga REC Shqipëri, me mbështetjen financiare të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Projekti kishte në fokus forcimin e rolit dhe aftësitë e OMSHC-ve në procesin e menaxhimit të zonave të mbrojtura dhe burimeve natyrore nëpërmjet njohjes dhe vlerësimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për ruajtjen e natyrës, forcimin e luftës kundër korrupsionit në këtë fushë dhe minimizimit të ndikimeve negative në burimet natyrore.

Në kuadër të kësaj nisme, INCA në bashkëpunim me OMSHC vendore dhe ekspertë kombëtarë, ka hartuar edhe një raport mbi zbatimin në praktikë të legjislacionit në fushën e ruajtjes të natyrës, duke u bazuar në punën e institucioneve të cilat merren me hartimin, monitorimin dhe zbatimin e tij në praktikë.

Në përfundim të forumit u paraqit dhe një letër pozicionimi paraprake ku përfshiheshin disa nga gjetjet e OMSHC-ve. Në lidhje me plotësimin e kësaj letre, pati diskutime nga të pranishmit në pjesën e ligjit të ri të zonave të mbrojtura.

Në forum morën pjesë përfaqësues nga AKZM, MM, OMSHC-të dhe institucione akademike, për të diskutuar rreth këtij raporti dhe dhënë sugjerime në lidhje me përmirësimin e legjislacionit dhe zbatimit të tij në të ardhmen.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: