Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Hartimi i Planit të Biznesit për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare

Hartimi i Planit të Biznesit për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare

Tiranë, 22-23-24 Korrik 2015

U mbajt në Tiranë seminari trainues për hartimin e Planit të Biznesit për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare. Seminari u organizua nga INCA ne bashkëpunim me AKZM dhe me mbështetjen e RAC/SPA dhe UNDP.

Trainimi kishte për qëllim nxitjen e mekanizmave të qëndrueshëm financiarë në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, sigurimin e mjeteve të nevojshme, ekspertizën dhe shëmbujt për inkurajimin dhe mbështetjen e autoriteteve lokale dhe kombëtare për ruajtjen e biodiversitetit në këto zona. Ai kishte për qëllim gjithashtu të bindë menaxherët dhe aktorët të angazhohen në zhvillimin e strategjisë financiare dhe të vënë përpjekjet e nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë e biodiversitetit që ata mbrojnë.

Në këtë kuadër, në vazhdim të aktiviteteve të programuara, në datë 23 Korrik, INCA në bashkëpunim me AKZM dhe bashkinë e Himarës, organizuan një koncert festiv në qendër të Himarës, me rastin e finalizimit të pricesit të shpalljes së Gjirit të Porto Palermo-Llaman, Zonë e Mbrojtur Detare-Bregdetare. Banorë të himarës dhe turistë patën rastin të ndjekin performancën e grupeve të vallave të fëmijëve, këngë nga grupet polifonike e valle tradicionale të zonës së Himarës.

Gjithashtu më 24 Korrik në një nga mjediset më piktoreske të zonës u zhvillua takimi përfundimtar me aktorët kryesorë që kanë marrë pjesë në procesin e përgatitjes së dokumentacionit për shpalljen e Gjirit të Porto Palermo-Llaman, Zonë e Mbrojtur Detare-Bregdetare. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është duke finalizuar procesin e shpalljes së kësaj zone dhe së shpejti kjo zonë do të jetë një vlerë e shtuar në Rrjetin e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: