Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Drejt Shpalljes së Liqenit të Shkodrës "Rezervë e Biosferës Ndërkufitare"

Drejt Shpalljes së Liqenit të Shkodrës "Rezervë e Biosferës Ndërkufitare"

Në datën 22 Prill 2013, në orën 10:30 në ambientet e Qëndrës së Informacionit të BE-së, në zonën pedonale (Rr. Kol Idromeno) të qyteti të Shkodrës, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me partnerin e saj lokal në Shkodër, Forumi Ndërkufitar i Liqenit të Shkodrës, me rastin e Ditës Botërore të Tokës, organizuan takimin e parë për fillimin e proçesit të ri “Drejt Shpalljes së Liqenit të Shkodrës Rezervë e Biosferës Ndërkufitare”.

Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me organizatën mjedisore Green Home (GH) të Malit të Zi, me mbështetjen e grantit të UNESCO-s, ka filluar nga puna për zhvillimin dhe finalizimin e proçesit të përgatitjes dhe dorëzimit të Formularit të Shpalljes/Nominimit midis Republikës së Shqiperisë dhe Republikës së Malit të Zi i cili është vazhdimi i një proçesi të inicjuar dhe koordinuar nga INCA dhe GH që në vitin 2009 dhe i mbështetur e financuar nga Programi IPA Ndërkufitare Shqipëeri-Mal i Zi 2010-2013, përmes projektit “Të mbështesim propozimin e Rezervës së Biosferës Ndërkufitare të zonës së Liqenit të Shkodrës”. Në përfundim të projektit IPA dhe rrezultateve të tij, u konkludua se proçesi duhet të vazhdojë më tej përmes finalizimit të përgatitjes së Formës së Nominimit/Shpalljes si Rezervë e Biosferës Ndërkufitare  si dhe aprovimit dhe mbeshtetjes së saj nga Institucionet perkatëse.

Për realizimin e proçesit në vazhdim, fazës finale të kësaj inciative, aktualisht INCA dhe GH janë duke bashkëpunuar me mbështetjen e Zyrës së UNESCO-s në Venecia si dhe një ekspert ndërkombëtar, Z.Giorgio Andrian, për të siguruar vazhdimësinë dhe suksesin e këtij proçesi përtej finalizimit të Formës së Nominimit. Në këtë faze finale është parashikuar që të gjithë aktivitetet të organizohen në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kombëtare dhe lokale (Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Bashkinë Shkodër, Bashkinë Koplik, Komunat, etj) si dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komisionet Kombëtare për UNESO-n në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Takimi kishte për qëllim prezantimin e arritjeve të deritanishme dhe të hapave e aktiviteteve të këtij proçesit, si dhe informimin dhe bashkëpunimin gjithëpërfshirës me pushtetin lokal, NGO-të mjedisore dhe aktorë të tjerë vendore në qytetin e Shkodrës. Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, përfaqësues të Sekretariatit të UNESCO në Ministrinë e Jashtme, përfaqësues të Qarkt Shkodër, të Prefekturës Shkodër, të  Bashkive Shkodër e Koplik, Kryetarë Komunash, ekspertë të fushës etj.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: