Plani Strategjik për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare
Mbas një sërë takimesh konsultative në pjesën më të madhe të qyteteve bregdetare, ditën e premte në date 12 Prill 2013 INCA, në bashkëpunim me PNUD organizuan Takimin Konsultativ përfundimtar mbi “Planin Strategjik për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare” (PSZMDB). Ky Plan është një rezultat i rëndësishëm në kuadër të Projektit “Përmirësimi i Mbulimit dhe Menaxhimi i efektshëm i zonave të mbrojtura detare dhe bregdetare ”. Në takim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, përfaqësues të UNDP, të shoqërisë civile, ekspertë të fushave të ndryshme, akademikë të Unisversitetit të Tiranës etj.
Në takim u diskutua mbi Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare (ZMDB) të cilat njihen në botë si një prej instrumenteve më të efektshme për të administruar mjedisin detar dhe bregdetar në rastet kur kërcënimet ndaj këtij mjedisi kanë natyrë gjeografike dhe ku kërcënimet mund të menaxhohen në nivel gjeografik. Gjithashtu një vënd të veçantë në takim zunë edhe diskutimet mbi proçesin e hartimit si vetë Planin Strategjik për Zonat e Mbrojtura Detare dhe Bregdetare i cili u vlerësua nga ekspertët dhe grupet e interesit si nje dokument i plotë dhe shumë i rëndësishëm për të ardhmen e bregdetit shqiptar.