Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Fushatë informimi publik mbi ndërtimin e qëndrueshëm të hidrocentraleve në Shqipëri.

Fushatë informimi publik mbi ndërtimin e qëndrueshëm të hidrocentraleve në Shqipëri.

Në kuadër të projektit "Fushatë informimi publik mbi ndërtimin e qëndrueshëm të hidrocentraleve në Shqipëri, veçanërisht mbi lumin Osum dhe Devoll; faza e dytë", projekt i financuar nga WWF, grupimi i organizatave që e zbatojnë ate, INCA, Ekolevizja, Natyra Berat, PPNEA dhe Qëndra EDEN, zhvilluan ditën e premte takime me komunitetin e qytetit të Gramshit. 

U përzgjodh ky qytet për arsye se mbi lumin Devoll që kalon pranë tij janë planifikuar të ndërtohen, dhe ka filluar faza e ndërtimit, e tre hidrocentraleve.

Bashkëbisedimi me komunitetin u bë nëpërmjet një pyetësori të formuluar nga vetë organizatat.

Duke qenë të ndjeshëm mbi informimin e publikut në këto zona, organizatat bashkëbiseduan me publikun mbi njohuritë e tyre mbi këto vepra. Kjo punë e nisur në kuadër të ketij projekti do të vazhdojë edhe në zona të tjera nëpër të cilat kalon rrjedha e lumit Devoll.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: