Aktivitete

Aktivitetet

Ndiqni aktivitetet e kryera nga INCA

Dita e Pelikanit Kaçurrel dhe Panairi i Produketeve Lokale

Dita e Pelikanit Kaçurrel dhe Panairi i Produketeve Lokale

PK Divjakë-Karavasta, 10 Maj 2016 - Në kuadër të programit rajonal për Menaxhimin e Ligatinave dhe Ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheut, pranë ambienteve të zyrës së Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta, u organizua Dita e Pelikanit Kaçurrel. Kjo ditë organizohet për herë të dytë në Shqipëri dhe ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij lloji me rëndësi globale.

Kompleksi ligatinor Divjakë–Karavasta është i vetmi vend folenizimi për Pelikanin kaçurrel në Shqipëri dhe një nga vendet me shumëllojshmërinë më të madhe të shpendëve. Numëri i individëve në këtë Park Kombëtar përbën rreth 5% të popullatës botërore të Pelikanit kaçurrel. Gjatë dy viteve të fundit, numri i Pelikanit Kaçurrel ka shënuar rritje,  nga 37 çifte në 2013, sot numërohen 53 çifte duke arritur numrin e 20 viteve me përpara. Gjithashtu është dyfishuar numri i shpendeve dimërues në këtë zonë, si dhe e gjithë zona është kthyer në një atraksion turistik për të apasionuarit e natyrës.   

Në këtë ditë të veçantë për parkun dhe Pelikanin kaçurrel, u organizua edhe panairi i produkteve lokale, si një mundësi  për promovimin e prodhimeve të zonës,  promovimin e turizmit me synim rritjen e të ardhurave për komunitetin lokal.

Këto aktivitete u zhvilluan në kuadrin e programit rajonal për “Menaxhimin e Ligatinave dhe Ruajtjen e Pelikanit Kaçurrel në Pellgun e Mesdheu” të drejtuar nga organizata ndërkombëtare  Noé Conservation dhe që po zbatohet që nga viti 2014. Ky program ka për qëllim të mbështesë menaxhimin e tre ligatinave të listuara nga Konventa Ramsar si ligatina me një rëndësi ndërkombëtare: Parku Kombëtar Liqeni i Kërkinit në Greqi, Parku Kombëtar Liqeni i Shkodrës në Mal të Zi dhe Parku Kombëtar Divjakë Karavasta në Shqipëri.

Në Shqiperi programi është duke u zbatuar nga organizatat partnere INCA dhe PPNEA si dhe  organizata të tjera ndërkombetare EuroNatur, në bashkëpunim të ngushtë me Administratën e  Parkut Kombëtar Divjakë–Karavasta dhe grupet e interesit.  

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: