Zhvillimi  Qëndrueshëm, Ekonomia Rrethore dhe Rezistenca ndaj Rrezikut në Mjedisin e Ndërtuar

Zhvillimi Qëndrueshëm, Ekonomia Rrethore dhe Rezistenca ndaj Rrezikut në Mjedisin e Ndërtuar

Zhvillimi Qëndrueshëm, Ekonomia Rrethore dhe Rezistenca ndaj Rrezikut në Mjedisin e Ndërtuar

Ne kuader te projektit 1FUTURE, Instituti per Ruajtjen e Natyres ne Shqiperi u be pjese e javes KURS I SHKURTËR INTENSIV I PERSONALIZUAR (TMSIC) mbi “Zhvillimin e Qëndrueshëm, Ekonominë Rrethore dhe Rezistencën ndaj Rrezikut në Mjedisin e Ndërtuar”, e zhvilluar ne 17-20 Nëntor 2025, ne KHCS, Fakulteti i Inxhinierisë Civile, Universiteti Politeknik i Tiranës.
Ne kete aktivitet, INCA realizoi dy leksione te hapura me tematikat e lidhura me ndryshimet klimatike dhe ndikimet ne zhvillimin e qendrueshem: “Ndryshimet Klimatike: Vlerësimi i Rrezikut dhe Cenueshmërisë në Komunitetet Moderne” dhe “Rreziqet e Tokës: Erozioni dhe Zjarret në Kontekstin e Ndryshimeve Klimatike”. Leksionet u mbajtën nga Genti Kromidha, Emirjeta Adhami dhe Nihat Dragoti, ekspert pranë INCA-s ne dy dite, 19 dhe 20 nëntor 2025. Përmes prezantimit te koncepteve mbi ndryshimet klimatike dhe efektet negative te tyre ne ekonomi, shoqëri dhe mjedis, lektoret rriten njohuritë e studenteve për identifikimin dhe vlerësimin e risqeve me qëllimin e analizës se strukturuar jo vetëm te dëmeve, por dhe te kostove te lidhura me këto dëme. Gjithashtu, përmes shembujve u realizuan dhe vlerësimi i masave qe mund te ndërmerren për te minimizuar demet dhe ulur nivelin e riskut ndaj këtyre ndryshimeve aktuale te klimës. Studentet punuan se bashku me lektoret për identifikimin e risqeve dhe vlerësimin e tyre duke kuptuar procesin dhe njëkohësisht propozuar dhe masa qe përmirësonin situatën e analizuar.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit te partnereve në forcimin e kapaciteteve të brezit të ri të profesionistëve për menaxhimin e riskut ndaj ndryshimeve klimatike, përshtatjen e zhvillimit të qëndrueshëm në kushtet e ndryshimeve, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit midis kërkimit shkencor, ekspertizës relevante dhe komuniteteve.
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania