Leksion i hapur me studentët e programit MSc në ekonomi

Leksion i hapur me studentët e programit MSc në ekonomi

Leksion i hapur me studentët e programit MSc në ekonomi

Në vijim të bashkëpunimit në kuadër të projektit 1FUTURE, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Universitetin “Luarasi”, organizoi më datë 18 Nëntor 2025 një leksion të hapur me studentët e programit MSc në ekonomi.
Leksioni u zhvillua nga ekspertja e INCA-s, Emirjeta Adhami, e cila prezantoi koncepte dhe informacione mbi analizën e riskut dhe masat përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike te lidhura me analizen e kostove.
Konceptet e trajtuara u ilustruan me shembuj praktikë nga zbatimi i analizës së riskut në nivel bashkiak, duke identifikuar risqet për komunitetin, burimet natyrore dhe infrastrukturat e ekspozuara, si dhe kostot përkatëse. Studentët patën mundësinë të punojnë mbi këto raste, duke analizuar masat përshtatëse dhe duke përdorur fletë pune për llogaritjen e kostove, për të realizuar analizën kosto-përfitim në rastet e aplikimit të këtyre masave.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit për përfshirjen e aktorëve në forcimin e kapaciteteve të brezit të ri të profesionistëve për menaxhimin e riskut ndaj ndryshimeve klimatike, përshtatjen e zhvillimit të qëndrueshëm në kushtet e ndryshimeve, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit midis kërkimit shkencor, ekspertizës relevante dhe komuniteteve.
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania