Zëri i natyrës në Melan – Trajnim me barinjtë për kullotje të qëndrueshme

Zëri i natyrës në Melan – Trajnim me barinjtë për kullotje të qëndrueshme

🌿 Zëri i natyrës në Melan – Trajnim me barinjtë për kullotje të qëndrueshme
 
Më 09.09.2025 ishim në Melan, aty ku tradita e blegtorisë është pjesë e jetës së përditshme, zhvilluam trajnim frymëzues me barinjtë e zonës mbi praktikat më të mira të kullotjes së qëndrueshme.
Me pasion dhe përkushtim, pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre, diskutuan sfidat e përditshme dhe u angazhuan për të ruajtur tokat e tyre me kujdes e vizion. Ky trajnim ishte një hap i rëndësishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe forcimit të rolit të barinjve si kujdestarë të peizazhit rural.
Faleminderit barinjve të Melanit për frymëzimin, dijen dhe gatishmërinë për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të gjelbër! 🌱💚
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: