Visite: 23
Kur tradita takohet me qëndrueshmërinë – Trajnim me barinjtë në Maqellarë
Në zemër të Maqellarës më 08.09.2025, zhvilluam trajnimin me barinjtë e zonës për praktikat më të mira të kullotjes së qëndrueshme. Me përkushtim dhe kuriozitet të admirueshëm, pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre, mësuan teknika të reja dhe treguan se kujdesi për natyrën është pjesë e identitetit të tyre.
Ky takim nuk ishte thjesht trajnim, ishte një bashkëbisedim i gjallë mes dijes tradicionale dhe qasjeve moderne, një hap i rëndësishëm drejt menaxhimit të qëndrueshëm të tokave dhe ruajtjes së biodiversitetit.
Faleminderit barinjve për energjinë, urtësinë dhe gatishmërinë për të qenë pjesë e ndryshimit! 

View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/kur-tradita-takohet-me-qendrueshmerine-trajnim-me-barinjte-ne-maqellare#sigProId658b2423de
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/kur-tradita-takohet-me-qendrueshmerine-trajnim-me-barinjte-ne-maqellare#sigProId658b2423de

