Visite: 703
Vizitë në PK Divjakë - Karavasta
Në kuadër të projektit “Nga Mali në Det”, zbatuar nga INCA dhe mbështetur nga CEPF, u zhvillua sot një ekspeditë në terren ku nxënësit e shkollës “Hasan Mëhilli” Dukat, u njohën me Parkun Kombëtar Divjakë Karavsata.
Ky shkëmbim eksperience ku nxënësit vizituar një park tjetër kombëtar, i karakterizuar nga prezenca e lagunës më të madhe në Shqipëri, ajo e lagunës së Karavastasë, e ndryshme nga Parku Kombëtar i Llogarasë i cili karakterizohet nga një ekosistem pyjor dhe alpin.
Gjatë këtij aktiviteti nxënësit morrën informacione tek Qendra e Vizitorëve e Divjakës dhe më pas u njohën me disa nga shpendët karakteristikë të lagunës si pelikanët, flamingot, kojliku dhe rosat e ndryshme.
Një falenderim i vecante i shkon Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Fierit për mbështetjen dhe shoqërimin në terren.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/vizite-ne-pk-divjake-karavasta#sigProIdfe681affd9
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/vizite-ne-pk-divjake-karavasta#sigProIdfe681affd9