Trajnimi për Barinjtë në zonën e Sllovës – Një Investim për Kullotat dhe Komunitetin Lokal!

Trajnimi për Barinjtë në zonën e Sllovës – Një Investim për Kullotat dhe Komunitetin Lokal!

🌾 Trajnimi për Barinjtë në zonën e Sllovës – Një Investim për Kullotat dhe Komunitetin Lokal!
 
Në kuadër të projektit "Kullotja e Qëndrueshme për Ruajtjen e Ekosistemeve Jetësore të Kullotave", më 12.09.2025, barinjtë e zonës së Sllovës morën pjesë në trajnimin që synon përmirësimin e praktikave të menaxhimit të kullotave.
Ky aktivitet u fokusua në ndërtimin e kapaciteteve për përdorim të qëndrueshëm të burimeve natyrore, ruajtjen e biodiversitetit dhe monitorimin ekologjik të ekosistemeve me vlerë të lartë. Përmes sesioneve interaktive dhe shkëmbimit të përvojave, pjesëmarrësit u pajisën me njohuri të reja dhe zgjidhje praktike për sfidat e përditshme të jetës si bari.
🌱 Trajnimi përfaqëson një hap konkret drejt forcimit të rolit të barinjve si kujdestarë të natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural.
🤝 Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me autoritetet vendore dhe organizatat partnere, duke nxitur përfshirjen aktive të komunitetit në mbrojtjen dhe menaxhimin e pasurive natyrore.
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: