Të ruajmë natyrën për një bashkëjetesë të qendrueshme

Të ruajmë natyrën për një bashkëjetesë të qendrueshme

Forumi Kombëtar "Të ruajmë natyrën për një bashkëjetesë të qendrueshme"
 
Shqipëria është një pikë e rëndësishme e biodiversitetit në Europë, por që përballet me sfida të shumta. Ruajtja e natyrës kërkon një koordinim të veprimeve të të gjithë aktorëve për menaxhimin e qendrueshëm të burimeve të saj, për të siguruar më tej një bashkëjetesë të vazhdueshme mes natyrës dhe njerëzve.
 
Në diskutimin e çështjeve të mbrojtjes së natyrës brenda dhe jashtë zonave të mbrojtura dhe për të kuptuar rolin që kanë organizatat e shoqërise civile me fokus mjedisin, u organizua forumi kombëtar “Të ruajmë natyrën për një bashkëjetesë të qendrueshme, i cili u mbajt me datën 26.05.2023 pranë ambjenteve të Hotel Xheko Imperial, Tiranë
 
Ky forum u organizua nga INCA Albania - Instituti për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri, në kuadër të programit Green_AL, i cili financohet nga Sida: Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze, i zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development në bashkëpunim me VIS Albania, COSV - Cooperazione per lo Sviluppo, #CISP Sviluppo dei Popoli.
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: