Të njohim speciet - Salamandra ose e bukura e dheut
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/te-njohim-speciet-salamandra-ose-e-bukura-e-dheut#sigProIdbd5dd2d523
Salamandra ose e bukura e dheut (_Salamanda salamandra_)
Taksonomia e species:
_Mbretëria_: Animalia
_Ndarja_: Chordata
_Klasa_: Amphibia
_Rendi_: Salamandridae
_Familja_: Caudata
_Gjinia_: Salamandra
_Lloji_:_Salamandra salamandra_
Karakteristikat e species: Salamandra salamandra është specia më e madhe në familjen Salamandridae, 15 deri në 25 cm e gjatë, me disa individë që i kalojnë 30 cm si dhe një peshë mesatare prej 19.1 gram. Janë lloje ektotermike. Trupi i saj i karakterizuar nga një simetri bilaterale, është i zi me shenja të verdha ose portokalli në formën e njollave diskrete , njolla të mëdha ose breza. Pjesa e poshtme është zakonisht gri e errët me më pak njolla. Gjatësia e trupit tejkalon gjatësinë e bishtit. Femrat priren të jenë pak më të mëdha se meshkujt.
Sjellja: Salamandra kalon shumë kohë e fshehur në të çara me hije, nën trungje ose pika të tjera të tilla që do të sigurojnë mbrojtje dhe lagështi. Është active gjatë natës. Mbrojtja kryesore e S. salamandra kundër grabitqarëve është toksiciteti i saj, dhe ngjyrosja aposematike e saj paralajmëron grabitqarët. Gjëndrat e mëdha paratoide prapa syve dhe gjëndrat helmuese që shtrihen poshtë trupit të saj sekretojnë neurotoksina.
Shpërndarja gjeografike: Gjendet në Evropën qendrore dhe jugore, si dhe në Afrikën veriore dhe Lindjen e Mesme.
Habitati: S. salamandra preferon pyjet e lagësht, veçanërisht ato me shumë hije dhe pellgje ose përrenj përreth. Kalon shumë kohë nën gurë ose trungje, ose duke u fshehur në të çara për të qëndruar e mbrojtur dhe e lagësht.
Riprodhimi: Lloj vivipare, riprodhohen 1 herë në vit.
Dieta ushqimore: Është carnivore dhe ushqehet kryesisht me insekte, krimba, mollusqe etj.
Jetëgjatësia: Jeton mbi 14 vjet (në gjendje të egër) dhe 24 vjet (në kushte laboratorike)
Statusi sipas IUCN: Pak i rrezikuar (LC, least concern)
Kërcënimet: Fragmentizimi I habitatit; Ndotja e habitatit; Tregtia e specieve të egra
Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji si dhe nxitjes për citizen science, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.
Facebook: INCA Albania
Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore
Llogora Visitor Center