Të njohim speciet - Abies borisii-regis
Të njohim speciet e zonave të mbrojtura të Parkut Kombëtar Llogara, Rezervës Natyrore të Menaxhuar Karaburun dhe Lagunes së Orikumit
Abies borisii-regis, Bredhi i Maqedonisë (Emrin latinisht e ka marrë për nder të carit Boris III, mbret i Bullgarisë)
Taksonomia e species:
- Mbretëria: Plantae
- Mbi\ndarja:Tracheophytes
- Klasa: Pinopsida
- Rendi: Pinales
- Familja: Pinaceae
- Gjinia: Abies
- Lloji: Abies borisii-regis
Karakteristikat e species:
Është një dru përherë i blertë që mund të arrijë lartësinë deri 60 m dhe me diametër deri në 2 m. Halat janë të gjata 2-3 cm me dy vija gojëzore nga poshtë, me ngjyrë të gjelbër të errët pjesa sipër. Boçet shumë të ngjashme me bredhin e bardhë por shpesh më të gjata, cilindrike deri konike, nga 10 – 21 cm të gjata. Është dru i përmasave shumë të mëdha dhe në Bullgari gjendet dhe ekzemplari më gjatë i të gjitha specieve dhe ekzemplari më i vjetër rreth 170 vjeçar gjendet në Greqi në lartësinë 1350 m mbi nivelin e detit. Shumë studiues e përcaktojnë dhe si një hybrid ndërmjet bredhit të bardhë (_Abies alba Mill_.) dhe bredhit të greqisë (_Abies cephalonica Loud_.).
Shpërndarja:
Areali i tij është Bullgaria, Greqia e Veriut, Shqipëria dhe ish vendet e Jugosllavisë. Shtrihet nga lartësia 600 m – 1800 m mbi nivelin e detit.
Përdorimet: Druri është përdorur për kompensatë dhe ndërtimet e brendshme, si dhe për hortikulturë.
Statusi sipas IUCN: Pak i rrezikuar (LC-Least Concern)
Për të siguruar një mbrojtje më efikase të këtij lloji si dhe nxitjes për citizen science, në rastet e vëzhgimit të saj në natyrë përgjatë ndjekjes së shtigjeve në Parkun Kombëtar të Llogara-së, ju lutem të kontaktoni në faqet e mëposhtme duke e shoqëruar me foton reale, kordinatat e vendit ku u vu re dhe emrin tuaj.
Facebook: INCA Albania
Administrata Rajonale e Zonave te Mbrojtura Vlore