Takime tematike me grupet e interesit në kuadër të Natyra2000

Takime tematike me grupet e interesit në kuadër të Natyra2000

Takime tematike me grupet e interesit në PKD Karaburun-Sazan, më Rezervatit Natyror të Menaxhuar Liqeni i Shkodrës si dhe PK Shebenik

Në kuadër të diskutimit të gjetjeve të bëra nga ekspertët lokale mbi vlerat e biodiversitetit në zonë dhe rreziqeve që përballen nga përdorimi i saj nga grupe të ndryshme interesi, u zhvillua gjatë muajit Qershor dhe Korrik, takime me grupet e interesit si e peshkatarëve, peshkatarët artizanal dhe industrial, takime me grupin e mjeteve të vogla turistike, anijet turistike, pikat e ankorimeve të vogla, sportet ujore si dhe takime me operatorët turistik, me përfaqësues të Prefekturës, agjencisë së bregdetit, me përdoruesit e kullotave, me operatorët turistik, me aktorë që vjelin dhe grumbullojnë bimë mjeksore, me fermerët,  bashkisë dhe institucioneve që veprojnë në zonat pilote të PK Detar Karaburun -Sazan, të PK Shebenik si dhe RNM Liqeni i Shkodrës.
 
Takimi u mbajt me qëllim të diskutojë çështje praktike teknike mbi raportin e gjendjes së zonës pilote të PK Detar Karaburun -Sazan, të PK Shebenik si dhe RNM Liqeni i Shkodrës duke identifikuar vlerat e biodiversitetit të zonës që shërbejnë si ofruese të shërbimeve të ekosistemeve, por që kanë rëndësi ruajtjeje për Evropën (sipas listës së habitateve dhe specieve që kanë direktivat e Habitateve dhe Zogjve) të identifikuara nga eksperti lokal biolog, si dhe vlerësuar rreziqet që i ndikojnë këtyre habitateve dhe specieve të rëndësishme nga aktivitetet në zonën e zhvillimit të qëndrueshëm të ZM.
 
Gjithashtu takimet kishin për qëllim të identifikohen dhe masat mbrojtëse që lidhen me aktivitetin e mjeteve të vogla turistike, anijet turistike, pikat e ankorimeve të vogla, sportet ujore si dhe takime me operatorët turistik, me përfaqësues të Prefekturës, agjencisë së bregdetit, me përdoruesit e kullotave, me operatorët turistik, me aktorë që vjelin dhe grumbullojnë bimë mjeksore, me fermerët,  me përfaqesues te bashkisë dhe institucioneve që veprojnë në zonat pilote.
 
Takimi ju dha mundësinë aktorëve kryesorë në procesin e identifikimit dhe menaxhimit të zonave Natyra 2000, të informohen dhe praktikojnë procedurat e aplikimit të identifikimit, inventarizimit, hartëzimit dhe analizimit të vlerave natyrore të zonës Natyra 2000, duke siguruar një bashkëpunim të koordinuar dhe gjithëpërfshirës në menaxhim të qëndrueshëm të tyre në shërbim të komunitetit.
Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”.
 
Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.
 
#FuqizimiiOJQShqiptarepërtëmbështeturkrijimindhemenaxhiminerrjetitNatyra2000nëShqipëriMbrojtjaeBiodiversitetit
#EmpowermentofAlbanianNGOstosupportthecreationandmanagementoftheNature2000networkinAlbaniaProtectionofBiodiversity
 
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: