Përfundon Eco-Camp në luginën e Grebajës

Përfundon Eco-Camp në luginën e Grebajës

Përfundon Eco-Camp në luginën e Grebajës

Ka përfunduar kampi shtatë ditor ekologjik që organizata Green Home, me partnerët e saj INCA nga Shqipëria dhe ERA nga Kosova, organizuan në Luginën e Grebajës në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. Kampi ishte një mundësi për të mbledhur studentë të biologjisë, ekologjisë dhe shkencave të tjera të natyrës nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova dhe për të marrë njohuri për vlerat e ndryshme të masivit Prokletije.

Përmes leksioneve interesante, si dhe vizita në vende të ndryshme brenda parkut kombëtar, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë leksione nga ekspertë për grupe të ndryshme organizmash dhe speciesh që karakterizojnë këtë zonë, por edhe të njihen me pamjet kulturore të Plavës dhe Gusinjes.

Në kamp u fol për zogjtë e Malit të Zi, duke iu referuar atyre që jetojnë në Parkun Kombëtar të Bjeshkëve të Nemuna dhe u vëzhguan në liqenin e Plavës. Në Bogiçevicë, pjesëmarrësit mësuan për llojet më të rëndësishme të amfibëve dhe zvarranikëve, si dhe për rëndësinë e tyre në zinxhirin ushqimor. Në Grebajë, ata mësuan për insektet e kësaj zone, të cilat patën rastin t'i grumbullojnë dhe t'i analizojnë. Pjesëmarrësit gjithashtu u njohën me florën e Bjeshkëve të Nemuna në kopshtin botanik Velemun, ku na udhëhoqi profesori i biologjisë Mulutin Praščević.

Një nga prezantimet më interesante ishte për gjitarët që janë të pranishëm në këto rajone. Përveç kampingut në tenda, që ishte një eksperiencë e re për shumicën e studentëve, pjesëmarrësit patën mundësinë të provojnë edhe alpinizmin, si dhe pas një prezantimi mbi malet që rrethojnë Grebajën dhe janë pjesë përbërëse e masivit të Bjeshkëve të Nemuna, dhe rregullat e sjelljes në mal, ata u ngjitën në njërën nga majat e Volushnicës, Maja e Canit, e vendosur në lartësinë 1876m.

Ky kamp u organizua përmes projektit “Prokletie – klasë ndërkufitare shkencore”, i cili kishte për qëllim forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në zonën e Prokleties përmes forcimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të studentëve, edukimit dhe kërkimeve të ardhshme në fushën e mbrojtjes së natyrës.

Projekti mbështetet nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Europian, si pjesë e thirrjes për propozime për projektet rajonale “Mbështetje për promovimin e aktiviteteve rajonale të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor”.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: