Visite: 341
Takim me studentët e biologjisë, shkencave mjedisore dhe jo vetem...
Në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit nga Takimi me studentët e biologjisë, shkencave mjedisore dhe jo vetem...
Inca Shqipëria në bashkëpunim me shoqatën Agri-En organizuan takimin konsultativ me studentë për t’i informuar dhe angazhuar në procesin e identifikimit dhe shpalljes së zonave Natyra 2000, organizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”.
Takimi kishte për qëllim jo vetëm të informojë studentet për procesin Natyra 2000 me pjesëmarrje publike, por edhe si një pikënisje për t’i bërë pjesë të procesit me njohuritë e tyre dhe ngritjen e bashkëpunimit për të ardhmen. Takimi u fokusua në diskutimet midis pjesëmarrësve mbi bashkë shqyrtimin e rezultateve të grumbulluara dhe të analizuara deri më tani. Një sërë prezantimesh mbi vlerat natyrore të identifikuara brenda zonës së studimit iu dhanë pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit diskutuan mbi vlerat natyrore të identifikuara (habitatet, speciet bimore dhe shtazore) dhe identifikimin e përfitimeve socio-ekonomike nga përdorimi i burimeve natyrore për komunitetin lokal.
Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”.
Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.
#GreenAL #sida #MbrojtjaMjedisit #AdvokojmëpërMjedisin #FuqizimiiOJQShqiptarepërtëmbështeturkrijimindhemenaxhiminerrjetitNatyra2000nëShqipëriMbrojtjaeBiodiversitetit #EmpowermentofAlbanianNGOstosupportthecreationandmanagementoftheNature2000networkinAlbaniaProtectionofBiodiversity
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/takim-me-studentet-e-biologjise-shkencave-mjedisore-dhe-jo-vetem#sigProId82deff1395
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/takim-me-studentet-e-biologjise-shkencave-mjedisore-dhe-jo-vetem#sigProId82deff1395