Visite: 592
Shkollë verore me të rinjtë e bashkisë Has
Shkollë verore me të rinjtë e bashkisë Has
"Trajnim tre ditor me të rinjtë e bashkisë Has"…
Për të ngritur njohuritë e të rinjve në Bashkinë Has për burimet natyrore dhe vlerat e tyre, zonat e mbrojtura dhe menaxhimin e tyre, #incaalbania dhe shoqata “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit” #mmzht, në kuadër të projektit “Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale” financuar nga #LëvizAlbania, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, po zhvillon një program tre ditor “Kamp rinor për komunitetin e të rinjve” me qëllimin e informimit dhe angazhimit të tyre në aksione konkrete advokimi për ruajtjen e burimeve natyrore dhe vlerave të tyre.
Programi është hartuar që të japë njohuri mbi konceptin e burimeve natyrore duke i identifikuar ato në territorin e Bashkisë Has dhe evidentuar vlerat e tyre, njohjen e ZM në territorin e bashkisë duke integruar aktivitetet e zbatimit të planeve të menaxhimit me aktivizimin e të rinjve në to, funksionet e forumit rinor vendor në bashkinë e Hasit për të nxitur advokimin në zbatim të politikave vendore për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit dhe të vlerave natyrore që ndodhen në këtë territor.
Kampi veror po frekuentohet nga 15 te rinj të shkollave të mesme dhe studentë që kanë shprehur interes për tematikën e kampit veror dhe janë të angazhuar në forumin rinor pranë Bashkisë së Hasit.
Vazhdon kampi veror me nxënësit dhe studentet e Bashkise Has në ditën e dytë të tij.
Ç'farë janë planet e menaxhimit apo veprimit për burimet natyrore dhe si të rinjtë duhet të bëhen pjesë e aktiviteteve për zbatimin e tyre,... ishin tematikat e pjesës së parë të ditës së dytë të shkollës verore.
Ç'farë janë forumet rinore vendore dhe cili është roli i tyre në debatet publike apo vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak,... ishte tematika e pjesës së dytë të ditës së shkollës verore.
Nxënësit dhe studentet treguan interesin e tyre për këeto tema dhe diskutuan mes tyre për problemet mjedisore që kanë evidentuar në territorin e bashkisë duke dhënë dhe ide mbi mënyrën më të mirë të zgjidhjes së tyre përmes pjesëmarrjes së të rinjve në debatet publike dhe në procesin e vendimmarrjes që Bashkia zhvillon.
Na ndiqni…. takimi i rradhës me të rinjtë do të jetë aksioni komunitar që do të zhvillohet në ditët në vijim.
Ky aktivitet realizohet nga #incaalbania në bashkëpunim me #mmzht në kuadër të projektit "Rrjetëzimi dhe Advokim për Aksione Komunitare të Ruajtjes së Burimeve Natyrore Lokale", me mbështetjen financiare të #LëvizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/shkolle-verore-me-te-rinjte-e-bashkise-has#sigProId9a10697836
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/shkolle-verore-me-te-rinjte-e-bashkise-has#sigProId9a10697836