
Visite: 802
Së bashku për të reduktuar ndotjen plastike në Detin Mesdhe!
Së bashku për të reduktuar ndotjen plastike në Detin Mesdhe!
Jemi vërtet të lumtur të jemi pjese e Komunitetit te Praktikës së BeMed i cili u mblodh në HIGGS në Athinë në datat 17-18 Prill 2024, duke përfshirë promovimin e fundit të Laureatëve të mikro-iniciativave.
Një herë në vit, ata takohen personalisht për të punuar në çështjet e tyre të ngjashme dhe për të ndarë përvojat e tyre. Është një shans për të krijuar lidhje mes palëve të interesuara lokale mesdhetare dhe për të mësuar nga njëri-tjetri.
Ky Komunitet Mesdhetar i Praktikës bashkon të gjithë anëtarët e rrjetit BeMed të përzgjedhur që nga viti 2017 gjatë thirrjeve për mikro-iniciativa dhe thirrjes së parë për projekte në ishujt e Mesdheut. Këta aktorë lokalë po punojnë së bashku për të reduktuar ndotjen plastike në Detin Mesdhe.
Kjo ngjarje vjetore krijon mundësinë për anëtarët e Komunitetit të Praktikës që të takohen fizikisht dhe të krijojnë sinergji. Gjatë gjithë vitit, ata punojnë për problemet që hasin, përfitojnë nga ekspertiza e të tjerëve dhe ndajnë përvojat për të gjetur zgjidhje kolektive.
Dita e parë, 17 Prill 2024 u fokusua në punën angazhuese në nëngrupe, diskutime të thella mbi çështjet e përhapura dhe një hyrje magjepsëse në artin e tregimit.
Dita e dytë, 18 Prilli 2024, iu kushtua një vizite në terren për të zbuluar se si po trajtohet ndotja plastike në Greqi.
Në këtë event, Komuniteti i Praktikës së BeMed pati nderin të mirëpresë H.S.H Princin Albert II të Monakos gjatë Ditës së Laureatëve të BeMed. Ishte rasti që anëtarët e Komunitetit të Praktikës të paraqisnin përfundimet e punës së tyre. Gjatë ditës, anëtarët punuan për problematika të ndryshme si:



Ishte gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar se çfarë roli mund të luajë shteti në luftën kundër mbetjes plastike dhe si të gjejmë zgjidhje të gjithë së bashku.
Mirënjohja më e mirë dhe falënderim i veçantë për BeMed për mundësinë e jashtëzakonshme për t'u lidhur me kolegët Laureatë.
Takimi personalisht, mësimi rreth projekteve të ndryshme dhe angazhimi me komunitetin, ishte vërtet një eksperiencë pasuruese.
Mirëpresim bashkëpunimet e ardhshme dhe përfshirjen e vazhdueshme në këtë komunitet frymëzues!
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/se-bashku-per-te-reduktuar-ndotjen-plastike-ne-detin-mesdhe#sigProId4b9f5599a8
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/se-bashku-per-te-reduktuar-ndotjen-plastike-ne-detin-mesdhe#sigProId4b9f5599a8