Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë

Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë

Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë
 
Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri - Inca Shqipëria organizoi sot takimin hapës të projektit “Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë”.
 
Projekti synon të kontribuojë në ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe vlerave të larta ekologjike brenda dhe përreth zonave të mbrojtura, nëpërmjet mekanizmave të qeverisjes së mirë, efektive dhe të barabartë, nëpërmjet një qasjeje pjesëmarrëse. Projekti merr në konsideratë dy nga zonat më të mëdha të mbrojtura në Shqipëri, Parkun Kombëtar të Alpeve Shqiptare dhe Parku Natyror Korab - Koritnik.
 
Përmirësimi i njohurive dhe kuptimi më i mirë i të drejtave, interesave, shqetësimeve dhe kapaciteteve lokale ligjore dhe zakonore për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm do të kontribuojnë patjetër në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, në përputhje me parimet e IUCN-së për qeverisjen e mirë për zonat e mbrojtura.
 
Projekti synon të forcojë rolin e Komitetit të Menaxhimit për Zonat e Mbrojtura si një forum në nivel rajonal për të adresuar në mënyrë adekuate çështjet që lidhen me ruajtjen dhe përdorimin e duhur të burimeve natyrore. Duke u fokusuar në problemet e qeverisjes, projekti do të rrisë ndërgjegjësimin e shoqërisë civile dhe palëve të interesuara për rolin dhe qëllimin e strukturave të përcaktuara të qeverisjes së zonave të mbrojtura. Projekti do të ndihmojë AdZM-të, si dhe palët e tjera të interesuara për të kuptuar rolin dhe rëndësinë e tyre për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm lokal përmes një pjesëmarrjeje kuptimplote dhe efektive të palëve të interesuara.
 
Ky projekt zbatohet me mbështetjen financiare të Prespa Ohrid Nature Trust - PONT #PONT dhe në bashkëpunim me organizatat partnere: Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore “Cukali” – Shkodër, Shoqata “Agro-Eko Dibra” - Peshkopi, Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave “Novosej” – Kukës.
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: