Visite: 567
Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë
"Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë" është një nga projektet më të reja të INCA që promovon qeverisjen gjithëpërfshirëse të burimeve natyrore brenda dhe rreth zonave të mbrojtura nëpërmjet përdorimit dhe përshtatjes së parimeve të qeverisjes së mirë me qëllim arritjen e objektivave të përdorimit të qëndrueshëm dhe ruajtjes dhe mbrojtjes së vlerave natyrore.
Projekti ka në fokus Parkun Kombëtar të Alpeve Shqiptare dhe Rezervatin Natyror të Menaxhuar Korab Koritnik (Parku Natyror dhe zonat përreth që shërbejnë si korridore të rëndësishme ekologjike për speciet karizmatike.
Projekti do të perfshije 6 bashki, Shkodër, Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Kukës dhe Dibër. Njohuritë e përmirësuara dhe të kuptuarit më të mirë të të drejtave, interesave, shqetësimeve dhe kapaciteteve lokale ligjore dhe zakonore për ruajtjen dhe jetesën e qëndrueshme, do të kontribuojnë patjetër në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, në përputhje me parimet e IUCN-së për qeverisjen e mirë për zonat e mbrojtura.
Projekti synon të rrisë rolin e Komitetit të Menaxhimit për Zonat e Mbrojtura si një forum përkatës në nivel rajonal për të adresuar në mënyrë adekuate çështjet që lidhen me ruajtjen dhe përdorimin e mençur të burimeve natyrore. Aktivitetet e rrjetëzimit dhe ngritjes së kapaciteteve do të lehtësojnë transferimin e mësimeve të nxjerra te palët e interesuara dhe shkëmbimin e praktikave të mira të qeverisjes ndërmjet menaxherëve dhe palëve të tjera të interesuara.
Ky projekt do të zbatohet nga INCA dhe tre organizata lokale partnere, me mbështetjen financiare të Prespa Ohrid Nature Trust - PONT .
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/qeverisja-e-mire-per-ruajtje-efektive-dhe-te-barabarte#sigProId19a4999fd7
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/qeverisja-e-mire-per-ruajtje-efektive-dhe-te-barabarte#sigProId19a4999fd7