Detyrimet dhe përfitimet nga rrjeti i Zonave Natyra 2000 - Vlorë

Detyrimet dhe përfitimet nga rrjeti i Zonave Natyra 2000 - Vlorë

U zhvillua në Vlorë takimi lokal i rradhës për ngritjen e kapaciteteve mbi detyrimet dhe përfitimet nga rrjeti i ZONAVE NATYRA 2000.
 
Takimi kishte për qëllim të ndajë çështje praktike e teknike për të aftësuar OMSHC-të dhe grupet e interesit mbi marrëdhëniet ndërmjet vlerave natyrore dhe komuniteteve lokale, të informojë për përfitimet e lidhura me biodiversitetin për njerëzit, si dhe presionet dhe kërcënimet ndaj vlerave natyrore.
 
Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”.
Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.
 
#FuqizimiiOJQShqiptarepërtëmbështeturkrijimindhemenaxhiminerrjetitNatyra2000nëShqipëriMbrojtjaeBiodiversitetit
#EmpowermentofAlbanianNGOstosupportthecreationandmanagementoftheNature2000networkinAlbaniaProtectionofBiodiversity
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: