
Pyjet - tranzicioni i paqëndrueshëm i një sektori
Pyjet - tranzicioni i paqëndrueshëm i një sektori
Më 27 janar 2025, me rastin e 102 vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar dhe 65 vjetorit të krijimit te Fakultetit të Pyjeve, në mjediset e Fakultetit të Shkencave Pyjore, Universiteti Bujqësor i Tiranës, u promovua libri “Pyjet-tranzicioni i paqëndrueshëm i një sektori” i autoreve K. Malaj, G. Kacori, G. Kromidha dhe E. Toromani.
Bazuar gjerësisht në informacionet dhe të dhënat e marra nga studimi “Pyjet në tranzicion” përgatitur nga Qendra AlbaForest me financim te REC Shqipëri, për periudhën 1992-2014, dhe libri “Pyjet në rrjedhën e një shekulli” shkruar nga Irfan Meko dhe Genci Kacori, për periudhën 2015-2022, libri, botuar nga Shoqata e Specialistëve të Pyjeve, me mbështetjen financiare të CNVP, hedh një vështrim kritik mbi zhvillimet në sektorin e pyjeve gjatë periudhës së tranzicionit (1991-2024), duke nxjerrë në pah, në mënyrë objektive, shkaqet apo arsyet, që kanë çuar në situatën kritike ku ndodhet sot sektori i pyjeve.
Në një lexim transversal libri përpiqet të argumentojë paqëndrueshmërinë e sektorit të pyjeve në disa drejtime kryesore. Më poshtë do të ndalemi kryesisht tek paqëndrueshmëria e menaxhimit të burimeve pyjore, paqëndrueshmëria e strukturave dhe keqpërdorimi i mbështetjes bujare të donatoreve të huaj për sektorin e pyjeve...
Për më tepër, ju lutemi klikoni këtu ...
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/pyjet-tranzicioni-i-paqendrueshem-i-nje-sektori#sigProIdc106b24576