Visite: 684
Përtej Plastik Med, angazhohuni për një Det Mesdhe pa plastikë
Përtej Plastik Med, angazhohuni për një Det Mesdhe pa plastikë
BeMed + është projekti që ka nisur nga zbatimi në dy vende të Mesdheut në Shqipëri dhe Tunizi. Projekti synon reduktimin e ndotjes nga plastika në rajonin e Mesdheut, financohet nga FFEM (Fondi Francez per Mjedisin) dhe zbatohet nga Grupimi Beyond Plastic Med - BeMed.
Në Shqipëri zbatimi i projekti menaxhohet nga Fondacionit Surfrider Europe dhe koordinohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri - INCA dhe ka në fokus gjithë pellgun ujëmbledhës të lumit Shkumbin, i cili konsiderohet i ndotur nga mbetjet plastike.
Në këtë kuadër, nën moton “Eja edhe ti! Le të krijojmë së bashku hartën e ndotjes plastike në lumin Shkumbin”, përfaqësues të projektit në bashkepunim me Agjencinë e Sportit dhe Turizmit (AST) në Elbasan organizuan një takim informues dhe trajnues mbi përdorimin e aplikacionit “Plastic Origins” https://www.plasticorigins.eu/ e cila mund të shkarkohet dhe përdoret lehtësisht në telefonat celualar apo tablet. Aplikacioni, synon që të angazhojë komunitetin e gjerë që të lobojmë së bashku dhe të sjellim të dhëna që sot mungojnë për të paraqitur ndotjen e lumenjve si një çështje reale për të cilën është thelbësore të ndërmerren veprime në nivel lokal, kombëtar dhe evropian.
Takimi u organizua pranë Qendrës Rinore, Elbasan dhe bëri bashkë shumë të rinj e të reja nga qyteti i Elbasanit, përfaqesues të bashkisë, OJF-ve lokale dhe operator të turzmit sportiv.
Ne përfundim të takimit një grup nga pjesëmarrësit në bashkëpunim me AST, Elbasan dhe nën drejtimin e Zj. Clemence Baudu-Descamps, menaxhere projektit për Shqipërinë, praktikuan aplikacionin përmes aktivitetit të rafting në lumin Shkumbin. Ky aktivitet do të zgjasë edhe dy ditë të tjera në vazhdim, përmes survejimit të lumit në disa seksione të tij duke ndihmuar në grumbullimin e të dhënave dhe ndërtimin e hartës së ndotjes së lumit, e cila më pas do të jetë objekt diskutimi me institucionet vendore dhe qëndrore për ndërmarrjen e masave konkrete parandaluese dhe menaxhuese.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/pertej-plastik-med-angazhohuni-per-nje-det-mesdhe-pa-plastike#sigProIde91c692222
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/pertej-plastik-med-angazhohuni-per-nje-det-mesdhe-pa-plastike#sigProIde91c692222