Përqasje Inovative për Identifikimin e Zonave Natyra2000 - Shkodër

Përqasje Inovative për Identifikimin e Zonave Natyra2000 - Shkodër

Nga Shkodra ku u zhvillua Takimi lokal informues "Përqasje Inovative për Identifikimin e Zonave Natyra2000"...
 
...Takimi ka për qëllim të japë informacion të detajuar mbi mënyrat e identifikimit, inventarizimit, hartëzimit dhe analizimit të vlerave natyrore të zonës Natyra 2000; informimin mbi kuadrin ligjor të BE-së (që mbulon direktivat e BE-së për Habitatet dhe Shpendët, për zhvillimin Rural, Direktivën e VNM-së, direktivën që lidhet me Konventën e Aarhus-it, etj.) përmes prezantimit të praktikave më të mira Evropiane dhe rajonale për këtë proces.
 
Takimi do t’u japë mundësinë organizatave të interesuara, anëtare të Rrjetit Natyra 2000, dhe aktorëve kryesorë në procesin e identifikimit dhe menaxhimit të zonave Natyra 2000, të informohen dhe diskutojnë për aktivitetet e përbashkëta në lidhje me procesin e identifikimit, inventarizimit, hartëzimit dhe analizimit të vlerave natyrore të zonës Natyra 2000 përmes kuptimit të detyrave dhe të drejtave që kanë në lidhje me këto zona duke siguruar një bashkëpunim të koordinuar dhe gjithëpërfshirës në menaxhim të qëndrueshëm të tyre në shërbim të komunitetit.
 
Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”.
 
Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.
 
#FuqizimiiOJQShqiptarepërtëmbështeturkrijimindhemenaxhiminerrjetitNatyra2000nëShqipëriMbrojtjaeBiodiversitetit
#EmpowermentofAlbanianNGOstosupportthecreationandmanagementoftheNature2000networkinAlbaniaProtectionofBiodiversity
 
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: