Ngritja e kapaciteteve për strategjinë e kujdesit të zonës detare dhe bregdetare

Ngritja e kapaciteteve për strategjinë e kujdesit të zonës detare dhe bregdetare

Në kuadër të Projektit “COASTRUST”. Eventi “Ngritja e kapaciteteve për strategjinë e kujdesit të zonës detare dhe bregdetare (coastal stewardship) dhe vizita e eksperteve”.

Takimi po mbahet sot në Sevilje dhe organizohet nga MAS Fondacioni - Qendra e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Fondation-sustainable Development Goals Center). Projekti “COASTRUST” është një projekt rajonal i Mesdheut që zbatohet në kuadër të programit Interreg Euro Med dhe bën bashkë partnerë nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Malta dhe Spanja.

Ky projekt synon ta kthejë Mesdheun në një rajon edhe më të zgjuar, më të gjelbër duke përmirësuar qeverisjen e tij përmes bashkëpunimit mes aktoreve përtej kufijve në shërbim të mbrojtjes së mjedisit detar, zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së qytetareve.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: