Visite: 378
Në Peshkopi me grupet e interesit në kuadër të projektit Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë
Në Peshkopi me grupet e interesit në kuadër të projektit "Qeverisja e mirë për ruajtje efektive dhe të barabartë"...
Menaxhimi i zonave të mbrojtura natyrore është një proces që lidhet me ruajtjen dhe përdorimin e burimeve natyrore në mënyrë të qëndrueshme dhe në shërbim të komuniteteve. Por të qeverisësh një zonë të mbrojtur do të thotë përgjegjësi më e madhe dhe bashkërendim të të gjithë aktorëve që kanë interesin dhe përgjegjësinë për të zhvilluar dhe menaxhuar territore me vlera të larta biodiversitetit bazuar në parimet e ruajtjes dhe konservimit të këtyre vlerave.
Analiza e qeverisjes së zonave natyrore me vlera të larta të biodiversitetit në aspektin historik, social-ekonomik dhe natyror të PN Korab-Koritnik që lidhet me menaxhimin e burimeve natyrore brenda territorit të zonës së mbrojtur, ishte fokusi i takimit që u zhvillua në qytetin e Peshkopisë me aktorët lokalë përmes njohjes së përgjegjësive dhe angazhimeve të tyre pranë kësaj zone të mbrojtur.
Përmirësimi i njohurive dhe kuptimi më i mirë i të drejtave, interesave, shqetësimeve dhe kapaciteteve lokale ligjore dhe zakonore për ruajtjen e natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm do të kontribuojnë patjetër në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes, në përputhje me parimet e IUCN-së për qeverisjen e mirë për zonat e mbrojtura.
*Ky projekt zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me organizatat partnere: Shoqata e Përdoruesve të Burimeve Natyrore “Cukali” – Shkodër, Shoqata “Agro - Eko Dibra” - Peshkopi, Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave “Novosej” – Kukës me mbështetjen financiare të Prespa Ohrid Nature Trust - PONT