Kërkuesit shkencor përgatiten në auditorët e universiteteve dhe atje ata marrin konceptet dhe praktikat bazë të ruajtjes së vlerave natyrore

Kërkuesit shkencor përgatiten në auditorët e universiteteve dhe atje ata marrin konceptet dhe praktikat bazë të ruajtjes së vlerave natyrore

Kërkuesit shkencor përgatiten në auditorët e universiteteve dhe atje ata marrin konceptet dhe praktikat bazë të ruajtjes së vlerave natyrore.
 
Këtë përgatitje e gjetëm në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku përgatiten kërkuesit shkencor për shkencën e biologjisë mjedisore dhe jo vetëm. Në takimin informues mbi procesin e identifikimit dhe shpalljes së zonave Natyra 2000, studentët e masterit të biologjisë mjedisore ishin grupi i ardhshëm i kërkuesve shkencor që do të jenë pjesë e këtij procesi në vitet e ardhshme.
 
Takimi u zhvillua në mjediset e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, ku INCA prezantoi metodologjinë e procesit dhe analizën e identifikimit të vlerave natyrore dhe ndikimeve nga përdoruesit e këtyre vlerave në kuadër të identifikimit dhe shpalljes së zonave Natyra 2000, organizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”.
 
Takimi kishte për qëllim jo vetëm të informojë studentet për procesin Natyra 2000 me pjesëmarrje publike, por edhe si një pikënisje për t’i bërë pjesë të procesit me njohuritë e tyre dhe ngritjen e bashkëpunimit për të ardhmen. Takimi u fokusua në diskutimet midis pjesëmarrësve mbi bashkë shqyrtimin e rezultateve të grumbulluara dhe të analizuara deri më tani. Një sërë prezantimesh mbi vlerat natyrore të identifikuara brenda zonës së studimit iu dhanë pjesëmarrësve. Pjesëmarrësit diskutuan mbi vlerat natyrore të identifikuara (habitatet, speciet bimore dhe shtazore) dhe identifikimin e përfitimeve socio-ekonomike nga përdorimi i burimeve natyrore për komunitetin lokal.
 
Ky takim u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i OJQ-ve Shqiptare për të mbështetur krijimin dhe menaxhimin e rrjetit Natyra 2000 në Shqipëri / Mbrojtja e Biodiversitetit”. Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit Green-AL, një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA) me fonde nga Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV - Cooperazione per lo Sviluppo.
 
#FuqizimiiOJQShqiptarepërtëmbështeturkrijimindhemenaxhiminerrjetitNatyra2000nëShqipëriMbrojtjaeBiodiversitetit #EmpowermentofAlbanianNGOstosupportthecreationandmanagementoftheNature2000networkinAlbaniaProtectionofBiodiversi
 
logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: