Visite: 239
Ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura komprometojnë vlerat ekologjike dhe biodiversitetin e Shqipërisë
Ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura komprometojnë vlerat ekologjike dhe biodiversitetin e Shqipërisë
Raporti i Komisionit Evropian për progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit 2024 drejt përafrimit dhe zbatimit të rregulloreve dhe direktivave të BE-së thekson se edhe pse niveli i përafrimit me acquis të BE-së mbi mbrojtjen e natyrës, në veçanti Direktivat e Habitateve dhe Shpendëve, është i avancuar, zhvillimet e fundit legjislative kanë ngritur shqetësime.
Ndryshimet në Ligjin për #ZonateMbrojtura, tani lejojnë veprimtari si nxjerrja e ujit për vaditje dhe ndërtimin e resorteve turistike brenda këtyre zonave.
Ndryshime të tilla janë në konflikt me standardet e BE-së dhe rrezikojnë të komprometojnë vlerat ekologjike dhe #biodiversitetin e Shqipërisë duke përfshirë zonat potenciale Natura 2000. Shqipëria duhet të vazhdojë përgatitjet e saj për të identifikuar dhe paracaktuar zonat që do të përfshihen nga rrjeti #Natura2000. Po ashtu, zgjatja e legjislacionit të vitit 2015 mbi investimet strategjike me një vit ka ngjallur shqetësim për kërcënimet potenciale ndaj #biodiversitetit. Kjo zgjatje mund të çojë në investime të gjera turistike dhe industriale brenda zonave të mbrojtura.
Ndërtimi i Aeroportit të ri të Vlorës (#VloraInternationalAirport) brenda zonës së mbrojtur #PishePoro-Nartë, nisur në dhjetor 2021 vazhdon, pavarësisht kërkesës së Komitetit të Përhershëm të Konventës së Bernës (#BernConvention) në dhjetor 2023 për të pezulluar punimet deri në kryerjen e një procedure të re dhe të mjaftueshme të vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM). Pavarësisht nga moratoriumi mbi prerjen e pyjeve dhe gjuetinë, shqetësimet për zbatimin e pamjaftueshëm të ligjit të pyjeve dhe gjuetisë të Shqipërisë mbeten serioze dhe praktikat e gjuetisë apo prerjeve të paligjshme vazhdojnë të pakontrolluara.
Linku per raportin e plote: