Ndryshimet klimatike dhe ekonomia – një diskutim i domosdoshëm për brezin e ri të profesionistëve!

Ndryshimet klimatike dhe ekonomia – një diskutim i domosdoshëm për brezin e ri të profesionistëve!

🌍 Ndryshimet klimatike dhe ekonomia – një diskutim i domosdoshëm për brezin e ri të profesionistëve!

Më 16 Dhjetor 2025, në kuadër të projektit 1FUTURE dhe javës së leksioneve të hapura në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, INCA organizoi një leksion të hapur me studentët e programit MSc në Ekonomi mbi temën: “Metodologjia e Vlerësimit të Riskut nga Ndryshimet Klimatike vrs Kostot Ekonomike”.

👩‍🏫 Ekspertja e INCA-s, Emirjeta Adhami, prezantoi metodologjinë e analizës së riskut, duke shpjeguar hapat kryesorë dhe të dhënat e nevojshme për çdo fazë. Diskutimet u pasuruan me shembuj praktikë mbi identifikimin e rreziqeve për komunitetin, burimet natyrore dhe infrastrukturat, si dhe metodat për llogaritjen e kostove të dëmeve dhe masave përshtatëse.

🚀 Ky aktivitet është pjesë e angazhimit tonë për të fuqizuar brezin e ri të profesionistëve në menaxhimin e riskut ndaj ndryshimeve klimatike, për të integruar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të nxitur bashkëpunimin mes kërkimit shkencor, ekspertizës dhe komuniteteve.

#1FUTURE #FEUT #ClimateAction #RiskManagement #SustainableDevelopment #INCA #HigherEducation

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania