_large.jpeg)
Visite: 179
Metodologjia e Vlerësimit të Riskut nga Ndryshimet Klimatike vs. Kostot Ekonomike
Në kuadër të javës së leksioneve të hapura të zhvilluara në auditorët e Universitetit “Luarasi”, si pjesë e projektit 1FUTURE, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) organizoi më 16 Dhjetor 2025 një leksion të hapur me studentët e programit MSc në Ekonomi, me temë “Metodologjia e Vlerësimit të Riskut nga Ndryshimet Klimatike vs. Kostot Ekonomike”.
Leksioni u mbajt nga ekspertja e INCA-s, Emirjeta Adhami, e cila prezantoi metodologjinë e analizës së riskut, duke shpjeguar hapat didaktikë dhe të dhënat e nevojshme për çdo fazë të procesit. Ajo ilustroi mënyrën se si këto të dhëna lidhen me analizën e kostove të dëmeve dhe masave përshtatëse për skenarë të ndryshëm të ndikimit të ndryshimeve klimatike në sektorët ekonomikë.
Aktiviteti u pasurua me diskutime mbi shembuj praktikë të zbatimit të analizës së riskut në nivel lokal, duke identifikuar rreziqet për komunitetin, burimet natyrore dhe infrastrukturat e ekspozuara, si dhe metodat për llogaritjen e kostove përkatëse.
Ky leksion përfaqëson një hap të mëtejshëm në angazhimin për përfshirjen e aktorëve në forcimin e kapaciteteve të brezit të ri të profesionistëve, në menaxhimin e riskut ndaj ndryshimeve klimatike, integrimin e zhvillimit të qëndrueshëm në kushtet e ndryshimeve, si dhe nxitjen e bashkëpunimit midis kërkimit shkencor, ekspertizës relevante dhe komuniteteve.
#1FUTURE #LuarasiUniversity #ClimateAction #RiskManagement #SustainableDevelopment #INCA #HigherEducation
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/metodologjia-e-vleresimit-te-riskut-nga-ndryshimet-klimatike-vs-kostot-ekonomike#sigProId92e2024e74
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/metodologjia-e-vleresimit-te-riskut-nga-ndryshimet-klimatike-vs-kostot-ekonomike#sigProId92e2024e74

