Visite: 810
Mbyllet projekti "Nga Mali në Det"
U zhvillua Konferenca përmbyllese e projektit "nga Mali në Det"...
Projekti “nga Mali në Det” i financuar nga CEPF Mediterranean Basin Hotspot Program tashmë prej tre vjetësh, ka punuar për identifikimin, monitorimin dhe ruatjen e llojeve endemike të zonës së Gjirit të Vlorës, nën moton “Natyrana shoqëron nga mali në det”, duke mbështetur një proces kërkimor-shkencor dhe duke nxitur pjesëmarrjen aktive të grupeve komunitaredhe aktorëve të rëndësishëm për zbatimin e planeve të menaxhimit të zonave të mbrojtura të gjirit të Vlorës (Parku Kombëtar Llogara, Rezerva Natyrore e Menaxhuar Karaburun dhe Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan).
Me qëllim prezantimin e rezultateve kryesore të arritura në kuadër të projektit, në bashkëpunim me partnerët, si dhe për të diskutuar mundësitë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi, për të garantuar qëndrueshmërinë e rezultatevë të arritura, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri organizon Konferencën përmbyllëse të projektit “Nga mali në det”, me qëllim informimin e partnerëve dhe grupeve të interesit për aktivitetet e kryera dhe rezultatet e arritura gjatë zbatimit të projektit, por dhe për të diskutuar mundësitë e komunikimit e bashkëpunimit të aktorëve, që janë të interesuar për ruajtjen e natyrës dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
View the embedded image gallery online at:
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/mbyllet-projekti-nga-mali-ne-det#sigProIdaa76d4a686
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/mbyllet-projekti-nga-mali-ne-det#sigProIdaa76d4a686