Harta e Pikave të Nxehta: Një Thirrje për Veprim në Lumin Shkumbin

Harta e Pikave të Nxehta: Një Thirrje për Veprim në Lumin Shkumbin

Harta e Pikave të Nxehta: Një Thirrje për Veprim në Lumin Shkumbin

Beyond Plastic Med - BeMed

Harta e pikave të nxehta që tregon nivelet e raportuara të mbeturinave në lumin Shkumbin, paraqet një variabilitet të madh në shpërndarjen e mbeturinave përgjatë brigjeve të lumit, me disa zona shumë më të prekura nga ndotja. Në periferi të qyteteve të mëdha (Elbasan dhe Librazhd) ka më pak mbeturina për shkak të sistemit të grumbullimit të mbeturinave në këto dy qytete: mbeturinat nga Librazhdi mblidhen dhe dërgohen në inceneratorin e Elbasanit. Brigjet e lumit rreth qyteteve të tjera, fshatrave dhe lagjeve të banimit të përshkuara nga lumi janë të mbushura me mbeturina dhe vende të paligjshme depozitimi, për shkak të mungesës së grumbullimit të organizuar të mbeturinave. Një vend grumbullimi i hapur është gjithashtu i pranishëm pas Elbasanit, ku afërsia me brigjet e lumit inkurajon mbeturinat të shpërndahen.

Harta e pikave të nxehta është përgatitur në kuadër të projektit BeMed+, përmes aplikacionit të survejimit "Plastic Origins", në bashkëpunim me Fondacionin Surfrider në Francë dhe Agjencinë e Sportit dhe Turizmit në Elbasan, si dhe me kontributin e disa të rinjve vullnetarë nga qyteti i Elbasanit të pasionuar pas sportit të rafting. "Lumi është jeta dhe pasioni ynë," thonë ata. "Shëndeti i tij është edhe i yni, bukuria e tij është edhe jona. Le ta ruajmë dhe mbrojmë së bashku!"

Monitorimi i ndotjes nga plastika në lumin Shkumbin është një mision i nisur në kuadër të projektit BeMed+, me angazhimin e operatorëve të turizmit sportiv në Elbasan gjatë vitit 2024 dhe që do të vazhdojë edhe në tre vitet e ardhshme. Qëllimi nuk është vetëm identifikimi i pikave të nxehta mjedisore, por edhe raportimi dhe koordinimi me bashkitë dhe inspektoratet për reduktimin dhe eliminimin e tyre.

Së bashku punojmë për të nxitur uljen e ndotjes plastike në pellgun ujëmbledhës të lumit Shkumbin!

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: