
Visite: 84
Begatia e livadheve dhe puna e bukur e blegtorit na ftuan tek blegtorët e zonës së Kalasë së Dodës dhe Peshkopisë
Begatia e livadheve dhe puna e bukur e blegtorit na ftuan këtë herë tek blegtorët e zonës së Kalasë së Dodës dhe Peshkopisë
Në kuadër të projektit “Kullotja e qëndrueshme për ruajtjen e ekosistemeve vitale të kullotave”, INCA, në bashkëpunim me shoqatën lokale Agro-Eko Dibra, me synimin për ruajtjen e kullotave alpine në Parkun Natyror Korab-Koritnik organizuan takimin me blegtorët e zonës për të mbështetur kullotjen e qëndrueshme. Përmes vlerësimit të habitateve të kërcënuara dhe trajtimit të fenomenit të braktisjes së kullotave, u diskutua për përmirësimin e kushteve të barinjve, duke ofruar mënyra për të diversifikuar të ardhurat e tyre dhe për të adresuar konfliktet njeri-kafshë të egra.
Në këtë takim me blegtorët në zonën e Kalasë së Dodës dhe Peshkopisë, si pjesë e rrjetit të krijuar të përdoruesve lokalë, u diskutua shtrirja dhe gjendja e ruajtjes së habitateve të kullotave në Parkun Natyror Korab-Koritnik, si dhe u diskutuan kushtet specifike për vlerësimin e situatës social-ekonomike të përdoruesve të kullotave (barinjve) me qëllim identifikimin e nxitësve të rënies dhe braktisjes së aktivitetit.
Bashkëpunimi do të jetë më efektiv kur kombinimi i përvojës tradicionale për ruajtjen e vlerave natyrore të kullotave dhe adresimi i problemeve të tyre në mënyrën e duhur dhe me mjetet e duhura të bëhet pjesë e menaxhimit të zonave kullosore dhe e përgjegjësisë institucionale.