Balancimi i zhvillimit me ruajtjen e natyrës: Lumi Shushica në rrezik

Balancimi i zhvillimit me ruajtjen e natyrës: Lumi Shushica në rrezik

Balancimi i zhvillimit me ruajtjen e natyrës: Lumi Shushica në rrezik

Në një Raport të porositur në qershor 2024 nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (#MTM) dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (#IUCN) vëren se projekti origjinal, pa masa zbutëse, i Programit të Ujësjellësve Ruralë IV, pritet të ketë implikime për objektivat e Parkut Kombëtar Lumi Vjosa (#VWRNP). Siç është planifikuar, sasia e ujit që do të përdoret nga projekti nuk përputhet me udhëzimet e IUCN-së për Parqet Kombëtare të kategorisë II, duke ndikuar potencialisht në integritetin dhe objektivat e ruajtjes së parkut si dhe në shërbimet e ekosistemit.

Lumi Shushica (#Shushica) dhe pellgu i tij ujëmbledhës kanë vlera të konsiderueshme biodiversiteti, veçanërisht në zonën e burimeve dhe degëzimeve të tija pothuajse natyrore. Ai përfshin një mori habitatesh dhe speciesh endemike, dhe është strehë për një sërë vlerash ende të panjohura të biodiversitetit. Zona e sipërme e lumit Shushica klasifikohet si një "habitat kritik" për rëndësinë së saj të lartë të biodiversitetit, duke përfshirë habitatet për specie të rrezikuara në mënyrë kritike. Ai përfaqëson një ekosistem unik dhe shumë të kërcënuar, që karakterizohet nga rrjedhja pothuajse natyrore dhe lirë, me lëvizje dinamike dhe zona aktive përmbytjesh. Lumi mbështet funksionet jetike ekologjike të nevojshme për ruajtjen e biodiversitetit, të tilla si dinamika e rrjedhjes dhe transporti i sedimenteve.

Ndikime të rëndësishme të dëmshme priten nga Programi i Ujësjellësve Ruralë IV në kushte të ndryshme të rrjedhjes, duke përfshirë variabilitetin aktual dhe të ardhshëm që pritet të ndikohet nga ndryshimet klimatike, përfshirë ndikimet direkt, indirekte dhe kumulative. Ndikime të tilla përfshijnë degradimin e mundshëm të habitatit dhe zvogëlimin e biodiversitetit, me speciet ujore që janë veçanërisht të prekshme ndaj efekteve të propozuara. Ndikimet kumulative, duke përfshirë marrjen e ujit kryesisht për vaditje, shtimi i sedimenteve dhe lëndëve ushqyese, i përkeqësojnë këto sfida. Sasitë shtesë të ujit të marra nga pjesa e sipërme e lumit Shushica ka shumë të ngjarë të çojnë në ndikime në sistemin lumor, pavarësisht nga sasia e ujit të marrë krahasuar me kushtet aktuale.

Programi i Ujësjellësve Ruralë IV është pjesë përbërëse e një iniciative më të madhe të furnizimit me ujë dhe menaxhimit të ujërave të zeza, me fokus bashkinë Himarë. Projekti përbëhet nga disa komponentë (Loti 1 deri në Lotin 4), me Lotin 1 që fokusohet në furnizimin me ujë të Himarës, duke përfshirë ndërtimin e një pike të re furnizimi në Burimet e Lepushës dhe ndërtimin e tubacionit kryesor për në Himarë.

Përmbledhja ekzekutive dhe raporti i plotë mund të shkarkohen në linkun më poshtë:

Vjosa Wild River National Park – Mitigation Hierarchy Assessment for the Rural Water Supply IV Project (Lot 1) at Shushica River, Albania. Executive Summary 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: