Aksione komunitare në zonat e mbrojtura - Shkurt 2021
Aksione komunitare në zonat e mbrojtura - Janar 2021
Në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetjen e INCA, të minigrantit të fituar nga shkolla “Industriale” e Vlorës me titullin “Flamingot, simbol i lagunës së Nartës”, nxënësit nëpërmjet punës së tyre në ambientet e shkollës, ndërtuan flamingo artificialë që lëvizin në varësi të erës, të cilët më pas u vendosën në afërsi të ishullit të Zvërnecit, për të vënë në dijeni të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj për prezencën e këtyre shpendëve si simbol i lagunës.
Në një kohë kur propozimi i një aeroporti brenda zonës së mbrojtur mund të na lërë vetëm me këto shpendë artificial, si për të thënë që dikur kishte flamingo.
Ky simbol natyror i lagunës duhet ruajtur në çdo formë!
-----------------------------------------------------------------
Në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetjen e INCA-s, shkolla “Hasan Mëhilli” realizoi aktivitetin përmbyllës të minigrantit të fituar prej "Thirrje Shkollave për Veprim" me titull “Unë jam zonë e mbrojtur”.
Në afërsi të qendrës së vizitorëve dhe në afërsi të pyllit të Llogara-së, u krijua një minipark për çdo visitor dhe shkollë tjetër që ka dëshirë të kalojë disa orë relaksuese në këtë minipark, për piknik ose për të mësuar më tepër për natyrën.
------------------------------------------------------------------
Ne zbatim te projektit "Se bashku per Parkun e Tomorrit_mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi I turizmit"
Edukimi mjedisor per punimin e pemeve,kujdesi per lulishten e shkolles ,mbiellien me lule si edhe vendosja e gardhit dekorues!
Projekt i financuar nga INCA Albania!
-------------------------------------------------------
"SHTEGU I RREFENJAVE"
Aktivitet per matrikullimin e shtegut Roshnik-Parku Tomorr.
Distanca me km te gjata mbarte ne vetvete ne cdo hap historite,legjendat ,bukurite natyrore si edhe edukimin permes vezhgimit!
Faleminderit Inca Shqipëria per realizimin e ketij projekti shume domethenes dhe me shume vlere per shkollen tone si edhe komunitetin.
Edukimi I brezave te rinj per zhvillimin e qendrueshem fillon nga cdo gje qe na rrethon si edhe identiteti I vendit te cilit i perkasim!
----------------------------------------------------------
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/aksione-komunitare-ne-zonat-e-mbrojtura-shkurt-2021#sigProId9af188fb9d