Aksione komunitare në zonat e mbrojtura - Janar 2021
Megjithëse në kushte të vështira pandemie, përsëri fëmijët nuk harrojnë të zhvillojnë mësimin aq të mirëpritur të edukimit mjedisor!
Në kuadër të projektit ACAP dhe me mbëtetjen e INCA, shkolla “Lef Sallata” Vlorë, realizoi një aktivitet ndërgjegjësues mbi prodhimin e maskave me mjete të riciklueshme në kushte shtëpiake, për të reduktuar në këtë mënyrë maskat një-përdorimshe dhe hedhjen e tyre në mjediset ku jetojmë.
-----------------
Në kuadër të projektit ACAP shkolla “Pilo Prifti”, Novosel organizoi një orë edukative mjedisore mbi faktorët negativ të cilët sjellin ndryshime të pakthyeshme në mjedis.
-----------------
AdZM Berat në bashkëpunim me shkollën Tomorr,pasi zhvilloi një orë të hapur mjedisore me nxënësit e kësaj shkolle, mbollën disa fidanë pishe si edhe disa lule zbukuruese në oborrin e shkollës së bashku me nxënësit dhe mësuesit e shkollës.
----------------
Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Zihni Toska”, në Berat, realizoi një orë edukative mjedisore mbi krijimin e tingujve nga objekte të krijuara me materiale të riciklueshme.
-----------------
Në kuadër të projektit ACAP dhe të ditës së shërbimit pyjor, së bashku me shkollën “Shyqyri Lakra” në Berat, u realizua një aktivitet në Parkun Kombëtar të Tomorr-it, me qëllim edukimin e fëmijëve lidhur me biodiversitetin e këtij Parku dhe rëndësinë që ai ka në cilësinë e jetës dhe shëndetit të banorëve përreth tij.
https://inca-al.org/sq/postimet/lajmet-e-fundit/aksione-komunitare-ne-zonat-e-mbrojtura-janar-2021#sigProId2f0378e184