ACAP - Veprimi i Komunitetit për Ruajtjen e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë - Tetor 2020

ACAP - Veprimi i Komunitetit për Ruajtjen e Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë - Tetor 2020

Në kuadër të Projektit ACAP, vazhdon zhvillimi i orëve edukative mjedisore nga shkollat e përfshira në këtë projekt, në rrethin e Vlorës, Beratit dhe Përmetit. Ndonëse në kushte të vështira të pandemisë , nxënësit vazhdojnë t’i kushtojnë vëmendje natyrës përreth tyre, duke e theksuar rëndësinë e saj në veçanti në kushtet kur cilësia e ajrit është një ndër problematikat mbarë botërore.

1) Shkolla “Zihni Toska” në Berat, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Muzeumeve morrën pjesë në ekspozitën e luleve tradicionale të qytetit, duke realizuar edhe mbjelljen e disa bimëve karakteristike në Muzeun Etnografik, duke e pasuruar edhe më tepër këtë pasuri kombëtare me vlera natyrore.

2) Orë edukative për mbrojtjen e mjedisit me fokus zonat e mbrojtura realizuar në shkollën Zihni Toska - Berat në kudër të projektit ACAP.

Ndotja është futja e ndotësve në mjedis, që shkakton dëmtim dhe çrregullim të sistemeve dhe ekosistemeve natyrore. Ndotja mund të jetë natyrale ose mund të shkaktohet nga aktivitetet njerëzore. Format kryesore të ndotjes të shkaktuar nga njeriu janë si ndotja e ajrit, ujit, tokës, ndotja akustike dhe ajo radioaktive. Zbatimi i dobët i ligjeve të mbrojtjes së mjedisit dhe mungesa e kontrollit, solli ndotje të vazhdueshme të ujit, ajrit e tokës. Hedhja e mbeturinave në mjedis mbetet si një nga problemet më serioze të dukshme edhe në ditët e sotme. Parqet dhe pyjet janë të prekura rëndë nga kjo dukuri.

Nëpër fshatra ekziston një traditë që në të kaluarën, që mbeturinat të hidhen në brigjet e lumenjve ose drejt e në lumë. Kjo ka sjellë ndotjen e lumenjve, liqeneve dhe deteve. Kjo ndotje nuk është thjesht shqetësuese nga ana estetike, por shkakton rritjen në nivele tepër të larta të baktereve e algave të dëmshme. Dekompozimi i mbeturinave prodhon metan, gaz tepër i dëmshëm për peshqit e gjallesat e tjera ujore, si një gaz 20 herë më i dëmshëm për klimën sesa CO2.

Për të njohur me llojet e ndotjeve dhe impaktet negative që ato sjellin, u realizua një orë mjedisore edukative në shkollën “Zihni Toska”, nga mësuese Blerina Kurti. Gjatë kësaj ore u prezantuan foto dhe video të ndryshme për problematikat që mund të sjellë ndotja dhe nxënësit nëpërmjet vizatimeve të tyre treguan mënyrën si e kanë parë ata ndotjen e mjedisit në vendin ku jetojnë.

3) Në kuadër të projektit ACAP vazhdojnë orët edukative mjedisore më qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të brezit të ri për natyrën dhe rëndësinë që ajo ka.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kafshëve, në shkollën “22 Tetori” Berat, nxënësit realizuan një aktivitet për të vënë në dukje që kafshët e egra përveçëse të jetuarit në habitatin e tyre natyror, mund të jenë pjesë edhe të kopshteve zoologjike të krijuara për ato kafshë të cilat nuk mund të rikthehen në habitatet e tyre të mëparshme, por mund të sigurohet ruajtja e tyre në brendësi të këtyre kopshteve dhe në të njëjtën kohë mund të shërbejnë si vende informacioni dhe njohje për vizitorët e shumtë.

4) Në kuadër të Ditës Botërore të Habitateve, edhe shkolla Nonda Bulka - Përmet, realizoi orë edukative dhe aktivitete me fokus mbrojtjen dhe kujdesin ndaj natyrës me moton "Për një të ardhme plot jetë".

5) Në kuadër të projektit ACAP, në shkollën Nonda Bulka - Përmet, u zhvilluan orë të hapura mjedisore me klasat e katërta me teme "Punime të ndryshme me materiale te riciklueshme".

6) Në kuadër të projektit ACAP, mbi edukimin mjedisor, shkolla “Balil Pelari”në Orikum, zhvilloi një aktivitet me temë “Parqet Kombëtare Natyrore në Shqipëri”. Gjatë këtij aktiviteti nxënësit jo vetëm mësuan termin “Park Kombëtar”, por mësuan rëndësinë e shpalljes së tyre, mënyrat e ruajtjes dhe menaxhimit si dhe vlerat natyrore që ato kanë. Një rëndësi të veçantë j’u kushtua Parkut Kombëtar të Llogara-së, i cili ndodhet në afërsi të komunitetit të Orikumit dhe lidhjes që kanë këto komunitete drejtpërdrejtë me Parkun.

7) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Nonda Bulka - Përmet, zhvilloi orën e hapura mjedisore me klasat e pesta me teme "Aksion patrimi në Ujërat Termale Bënjë"

8) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Nonda Bulka - Përmet, zhvilloi orën e hapura mjedisore me klasat e dyta me teme "Vizatim - flora dhe fauna.

9) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Nonda Bulka - Përmet, me rastin e dites boterore te mbrojtjes se kafsheve, zhvilloi orën e hapura mjedisore ne terren me klasat e nenta me teme "Kafshet e egra"

10) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Nonda Bulka - Përmet, zhvilloi orën e hapur mjedisore me klasat e nenta me teme "Natyra ne Laborator".

11) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Meleq Gosnishti - Përmet, zhvilloi orën e hapura mjedisore me klasat e treta me teme "Per nje mjedis te paster e te shendetshem"

12) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Meleq Gosnishti - Përmet, zhvilloi orën e hapura mjedisore me klasat e dyta me teme "Edhe ne mbjellim lule"

13) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Meleq Gosnishti - Përmet, zhvilloi orën e hapura mjedisore me klasat e pesta me teme "Te njohim bimesine e zonave te mbrojtura".

15) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Hasan Mëhilli” Dukat realizoi një aktivitet edukues mjedisor për pasurimin e oborrit të shkollës me pemë të reja, duke ndihmuar kështu në pasurimin e gjelbërimit të shkollës dhe efektit pozitiv që ky gjelbërim do të sjellë në përmisimin e jetës dhe shëndetit të nxënësve të kësaj shkollë.

Mbjellim sot edhe për brezat e ardhshëm.

16) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Nonda Bulka - Përmet, zhvilloi orën e hapur mjedisore me klasat e dyta me teme "Unë dhe Natyra".

17) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Bogdan”, Berat zhvilloi një orë edukative mjedisore me qëllim kujdesjen për gjelbërimin e shkollës, duke mbjellë edhe bimë aromatike dhe mjekësore të përdorshme në jetën e përditshme.

Është detyra jonë që të edukojmë brezin e ri që ti afrohen edhe më tepër natyrës dhe mbrojtjes së saj, duke nisur me hapa të vegjël siç është rritja dhe përkujdesja për bimët.

18) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Shyqyri Lakra” në Berat, zhvilloi sot orën edukative mjedisore gjatë të cilës nxënësit mësuan dhe treguan rëndësinë që ka kujdesja në mënyrë të vazhdueshme për një mjedis të gjelbëruar, në funksion të një jete sa më të shëndetshme për brezin e tyre dhe brezat që do të vijnë.

19) Në kuadër të projektit ACAP, në shkollën “Balil Pelari” Orikum, u zhvillua një orë educative mjedisore lidhur me elementët mjedisor gjeografikë dhe problematikat mjedisore. Problematikat mjedisore janë të shumta rreth nesh, por shpeshherë nuk u kushtojmë vëmendjen e duhur. Janë pikërisht brezat e rinj të cilët nëpërmjet programeve mjedisore kushtuar mjedisit, do të mund të njihen me vlerat e natyrës dhe dëmet që sjell humbja e saj.

Trajtimi i shkaqeve dhe pasojave të dëmeve në natyrë është një nga hapat e parë drejt ndërgjegjësimit për ruajtjen e saj.

20) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Maleq Gosnishti - Përmet, zhvilloi orën e hapur mjedisore me klasën e katërt B me teme "Bimët dhe kafshët në rrezik zhdukjeje".

21) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Maleq Gosnishti - Përmet, zhvilloi orën e hapur mjedisore me klasën e pestë me teme "Njohim zonat e mbrojtura".

22) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Hasan Mëhilli” në Dukat, realizoi një orë edukative mjedisore mbi mënyrën se si fëmijët e imagjinojnë fjalën “natyrë”, duke e shprehur atë nëpërmjet vizatimeve të tyre. Të gjithë fëmijët kapin element të ndryshëm të natyrës, por në fund në të gjithë këto punë artistike shohim një element të përbashkët,- “*Natyra është inspirimi I ngjyrave të jetës*”.

23) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla “Tomorri” në Berat, realizoi një orë educative mjedisore me temë “ Të mbrojmë mjedisin, bimët dhe kafshët e egra ”. Parku Kombëtar “Mali i Tomorrit” është një ndër zonat më të rëndësishme në Shqipëri përsa I përket biodiversitetit dhe informimi I nxënësve që jetojnë në komunitetet që e kanë jetën të lidhur drejtpërdrejtë me parkun, shërben si një hallkë për të arritur harmoninë e të jetuarit me natyrën.

24) Në kuadër të projektit ACAP, shkolla Nonda Bulka - Përmet, zhvilloi orën e hapur mjedisore me klasat e shtata me teme "Monitorimi i jetës së gjallë të Parkut".

Mesuesit së bashku me nxënest dhe stafi i administrates së Zonës së Mbrojtur, oragnizuan punën për realizimin e vizitës në Parkun Kombëtar Bredhi i Hotovës, me qëllim vëzhgimin nga afer të gjurmëve të Faunes së Eger dhe punën e bërë nga mesuesja e Biologjisë për vëzhgimin e mostrave të metamorfozës dhe krimbit në laborator.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: