ACAP - Prill 2021

ACAP - Prill 2021

Në kuadër të projektit ACAP dhe me mbështetjen e INCA, së bashku më nxënësit e shkollës “Pilo Prifti”, Novoselë, u zhvillua një ekspeditë mësimore për njohen e natyrës dhe elementëve natyrorë të Parkut Kombëtar të Llogara-së.

---------------------------

Në kuadër të projektit  ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania dhe me mbështetjen e Inca Shqipëria

shkolla “Nonda Bulka” në Përmet, zhvilloi një aktivitet mjedisor me temë “Natyra dhe ushqimi i shëndetshëm”. Nëpërmjet kësaj teme nxënësit mësuan se një sërë elementësh ushqimor sjellin një sërë toksinash të dëmshme në organizëm, të cilat mund të evitohen nëse përdorim sa më shumë ushqime me ngjyrë që natyra na i dhuron, si bimët dhe frutat e ndryshme, pa përdorimin e pesticidëve të dëmshme jo vetëm për njeriun por edhe në prishjen e ekuilibrit të një ekosistemi të tërë.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

In frame of ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania and with INCA Albania support, the school "Nonda Bulka" in Permet, organized an environmental activity titled "Nature and healthy food". Through this topic, pupils learned that a variety of food sources bring a host of harmful toxins into the body, which can be avoided if we use as many colorful foods that nature gives us, such as various plants and fruits, without the use of harmful pesticides that have a great impact not only to humans but also the balance of an entire ecosystem.

-------------------------------

Ne kuader te projektit "Rojtaret e rinj te parkut"qe po zbatohet ne shkollen tone ,u mbollen fidane me dafina dhe trendafila.

Gjithashtu shkolla u pajis me stola dhe kosha.

-------------------------------

Me rastin e Ditës së Tokës, e lidhur fort me ruajtjen e natyrës, së bashku me nxënësit e shkollës “Hasan Mëhilli” - Dukat u realizua një aktivitet në pyllin e Pishë Poros në peisazhin e mbrojtur “Vjosë-Nartë”.

Për aq kohë sa këta nxënës dhe breza të ardhshëm ndërgjegjësohen për rëndësinë e ruajtjes së burimeve natyrore, të rëndësishme për një jetë sa më të shëndetshme, kjo ditë e arrin qëllimin e saj!

Le ti përgatisim këta breza që natyra duhet ruajtur pasi kemi vetëm një planet jetësor “Tokën” dhe duke mbrojtur natyrën do mund ta mbrojmë atë.

Pjesë e këtij aktiviteti kanë qënë zv. Ambasadori Italian, Prefekti i Qarkut Vlorë, AICS, Bashkia Vlorë, Adzm Vlorë etj.

Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të projektit  ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania

dhe me mbështetjen e Inca Shqipëria.

--------------------------------------------

Në kuadër të projektit ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania dhe me mbëtetjen e Inca Shqipëria shkollat e angazhuara në edukimin mjedisor (Shkolla “Balil Pelari-Orikum”, shkolla “Nonda Bulka-Përmet, shkolla “Nikolla Xhuveli-Nartë”, zhvilluan orë edukative mjedisore me tema mbi Ditën e Tokës duke dhënë mesazhe të rëndësishme lidhur me ruajtjen e planetit Tokë dhe natyrës së paçmueshme që ai ka.

Këto mesazhe të dhëna nga këta breza, janë një shenjë alarmante që ata japin për ruajtjen e trashëgimisë natyrore që atyre u takon me të drejtë, që duhet të ngelet e pacënueshme dhe e ruajtur ashtu siç eshtë.

----------------------------------------

Në kuadër të projektit  ACAP Project-Azione Comunitaria per le Aree Protette dell’Albania dhe me mbështetjen e  Inca Shqipëria

shkolla “Lef Sallata” - Vlorë ka zhvilluar orët edukative mjedisore me temë “Dita e Tokës dhe Dita Botërore e Shëndetit “.

Gjatë këtyre aktiviteteve mjedisore, nxënësit treguan edhe një herë rëndësinë që ka mjedisi në cilësinë e jetës dhe të shëndetit të tyre dhe brezave që vijnë! Mesazhet e dhëna nga nxënësit për ruajtjen e natyrës dhe jetës së tyre si breza të ardhshëm të këtij planeti, shërbejnë si një thirrje për prindërit dhe të gjithë vendimmarrësit në marrjen e vendimeve të sigurta për ruajtjen e të vetmit planet që kemi dhe natyrës nga e cila varet jeta e të gjithëve.

-------------------------------------------

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: