Vlerësimi i gjendjes së mjedisit detar në Shqipëri

Vlerësimi i gjendjes së mjedisit detar në Shqipëri

 

Tiranë, 26 Shkurt 2018 - Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit – REC Shqipëri,në kuadër të programit SENiOR-II për prioritetet kombëtare, të mbështetur nga Ambasada Suedeze në Shqipëri, organizuan Konferencën Kombëtare “Vlerësimi i gjendjes së mjedisit detar në Shqipëri”.

Në këtë takim u prezantua raporti i vlerësimit të gjendjes së mjedisit detar për periudhën 1991-2015 i bazuar në gjetjet dhe rekomandimet që ekspertët e fushave social-ekonomike dhe mjedisore së bashku me organizatat mjedisore të shoqërisë civile kanë dhënë për qeverinë në përmbushje të angazhimeve kombëtare për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm që Kombet e Bashkuara kanë shpallur për realizim në nivel global.

Dokumenti i prezantuar në këtë konferencë ka detajuar ndikimet negative të zhvillimit social-ekonomik dhe dëmtimet në mjedis si pasojë e zbatimit të politikave dhe kuadrit ligjor e institucional me të metat dhe mangësitë e tyre, duke dhënë mbi bazën e këtyre gjetjeve dhe rekomandimet përkatëse në ndihmë të ruajtjes së natyrës dhe përdorimit më efektivitet të burimeve natyrore që mjedisi detar ofron.

Në konferencë merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore përgjegjëse, si p.sh.: përfaqësues të QNOD, AKZM, AdRZM në rajonet e bregdetit (Shkodër, Divjake, Vlore), AKPT, AKBN, AKUK, AZRT, profesorë dhe studentë të UT, përfaqësues të UNDP, organizata të shoqërisë civile, etj. Të pranishmit në këtë event shprehën interesin për zhvillimet që kanë ndodhur në mjedisin detar, që prek vendin tonë dhe ndanë me organizatorët dhe ekspertët që punuan për hartimin e këtij raporti, opinionet dhe rekomandimet e tyre për një menaxhim më të mirë të tij në plotësimin e detyrimeve dhe angazhimeve rajonale dhe globale. Vetë përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe rajonale shprehën interes për studimin dhe kërkuan një bashkëpunim më të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile në mënyrë që të vlerësonin në rutinën e punës së tyre rekomandimet e dhëna, por dhe të përdornin studimet e përmendura në këtë raport si elemente bazë në menaxhimin e zonës detare që ata e kanë pjesë të misioneve të institucioneve që ata përfaqësonin.

 

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: