Vlerësimi, analizimi dhe hartëzimi i impakteve negative në zonat e mbrojtura mjedisore
Tiranë - 16 Shkurt 2018 - Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA), në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit (REC Shqipëri), organizuan konferencën kombëtare, me rastin e përfundimit të fazes së parë të projektit “Promovimi dhe advokimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në Zonat e Mbrojtura", në kuadër të programit SENiOR-II, i cili zbatohet nga REC Shqipëri, me financim të Qeverisë Suedeze, Embassy of Sweden in Tirana.
Në këtë event përmbyllës morën pjesë dhe përshëndetën z. Mihallaq Qirjo (Drejtor Ekzekutiv i REC) dhe z. Zamir Dedej (Drejtor i Përgjithshëm i AKZM). Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe mjaft organizata OMShC-ve, në nivel kombëtar dhe lokal, si pjesëmarrës të këtij forumi kombëtar. Eventi kishte qëllim të ndante me aktorët kryesor rezultatet përfundimtare të procesit të vlerësimit, analizimit dhe hartëzimin e veprimtative me impact negative në 16 Zona të Mbrojtura në Shqipëri, për periudhën Maj 2017-Janar 2018.
Qëllimi dhe objektivat e dokumentit strategjik të Rrjetit për Mbrojtjen e Natyrës ndjekin ato të programit SENiOR-II, duke u bazuar në parimet udhëheqëse të tij. Menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore dhe ZMM në vendin tonë vazhdon të përballet me problematika nga më të ndryshme, që vijnë nga aktivitetet dhe indiferenca njerëzore. Mos përfshirja e komunitetit dhe OSHC-ve në proceset e bashkëmenaxhimit dhe ato të vendimmarrjes është një mangësi që vjen përgjithësisht si rrjedhojë e kapaciteteve të ulëta, mungesës së njohurive në grupet e komunitetit lokal dhe të moskoordinimit midis organizatave të shoqërisë civile që i përfaqësojnë. Nga ana tjetër komunitetet lokale nuk janë të mirë informuara mbi aktivitetet me impakt negativ në lokalitetet e tyre dhe mundësitë e përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore si potenciale për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre. Aktualisht, kjo situatë pengon zbatimin efektiv të politikave të ruajtjes së mjedisit dhe natyrës, duke sjellë menaxhim jo të mirë të burimeve natyrore.
Objektivi përgjithshem i projektit është të kontribojë në menaxhimin e qëndrueshëm të ZMM, nëpërmjet forcimit të rolit aktiv dhe pjesëmarrës të Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile. Nëpërmjet këtij projekti synohet fuqizimi i rolit dhe kapaciteteve teknike të anëtarëve të rrjetit për identifikimin dhe reagimin ndaj problematikave dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimarrëse për menaxhimin e ZMM. Projekti mundëson vlerësimin e nevojave dhe nxitjen e një bashkëpunimi sa më efektiv mes shoqërisë civile dhe strukturave ligjzbatues të fushës së natyrës në nivel qendror si MTM dhe AKZM, dhe në nivel lokal AdRZM-të dhe pushteti vendor, si dhe partneritetin mes tyre në iniciativa të përbashkëta dhe aktivitete që kanë për qëllim adresimin dhe minimizimin e problemeve si dhe promovimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe promovimin e vlerave të biodiversitetit
Objektivat specifike të projektit janë: (i) Fuqizimi i rolit veprues të OMSHC-ve në identifikimin dhe reagimin ndaj çështjeve kritike me të cilat përballen ZM; (ii) Inkurajimi i rolit pjesëmarrës të OMSHC-ve si në vendimarrje ashtu edhe në ndarjen e përfitimeve ne menaxhimin e qëndrueshëm të ZMM.
Vlerësimi, analizimi dhe hartëzimi i veprimtative me impakt negativ në Zona të Mbrojtura Mjedisore të përzgjedhura u krye nga INCA dhe OMShC-të: “Forumi Shqiptar i Liqenit të Shkodrës”, Shkodër; “Mbrojtja dhe Zhvillimi Social-ILIRIA”, Tiranë; “Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi i Turizmit”, Kukës; Shoqata “Miqësia”, Ulëz; “Mbrojtja e Natyrës dhe Administrimi i Mjedisit-Adriatik”, Vlorë; “Green and Clean”, Korçë dhe “Shoqata Mjedisore Çajupi”, Gjirokastër).
Në strategjinë e hartuar për Rrjetin e Mbrojtjes së Natyrës “Promovimi dhe advokimi për një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve dhevlerave natyrore në zonat e mbrojtura”, synohet një përqasje strategjike në adresimin afatgjatë të problematikës dhe të nevojave të rrjetit si dhe ngritja dhe zhvillimi i një sistemi për identifikimin e problematikave kryesore me të cilat përballen 16 Zona të Mbrojtura Mjedisore (ZMM) të përzgjedhura në rajonet: Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Mat, Durrës, Kukës, Shkodër, Elbasan dhe Fier.
Nëpërmjet projektit “Promovimi dhe adresimi i menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe vlerave natyrore në zonat e mbrojtura”, u synua aplikimi i një procesi vlerësimi për grumbullimin e informacionit faktik dhe real mbi të gjitha aktivitet me impakt negativ brenda territorit në zonat e mbrojtura të përzgjedhura, duke përdorur metodologjinë e pyetësorëve individual, takimet dhe bashkëbisedimet me komunitetin dhe palët e tjera të interesuara për përdorimin e burimeve natyrore dhe mirëmenaxhmin e ZMM si dhe mjaft dokumente, programe, raporte, plane menaxhimi etj, në lidhje me këtë fushë.
Vlerësimi dhe hartëzimi i impakteve negative u krye në zonat e mbrojtura mjedisore:
- Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”,
- Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”,
- Parku Kombëtar “Lugina e Valbonës”,
- Parku Kombëtar “Llogara” & Rezervati Natyror i Menaxhuar “Karaburun”,
- Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”,
- Parku Kombëtar “Prespa”,
- Parku Kombëtar “Bredhi i Drenovës”,
- Parku Kombëtar “Mali i Dajtit”,
- Parku Kombëtar “Qafë Shtamë”,
- Monumenti i Natyrës “Bredhi i Sotirës”,
- Rezervati Natyror i Menaxhuar “Liqeni i Shkodrës”,
- Parku Natyror “Korab-Koritnik”,
- Parku Natryror Rajonal “Liqeni i Ulzës”,
- Peizazhi i Mbrojtur “Lumi i Bunës-Velipojë”,
- Peizazhi i Mbrojtur “Mali me Gropa-Bizë-Martanesh” dhe
- Peizazhi i Mbrojtur “Vjosë-Nartë”.
Rrjeti i zonave të mbrojtura mjedisore, i marrë në studim, ka një shtrirje përfaqësuese të Rrjetit Kombëtar të Zonave të Mbrojtura Mjedisore (RrKZMM), me sipërfaqe të përgjithshme 318,275.1ha, ose 65.36% të sipërfaqes së përgjithshme të rrjetit të zonave të mbrojtura të Shqipërisë, prej 487,000 ha.
Zonat e mbrojtura mjedisore të përzgjedhura përfaqësohet nga 9 parqe kombëtare, me sipërfaqe 159,875.9 ha; 2 rezervate natyror të menaxhuar/park natyror, me sipërfaqe 81,421.8 ha; 1 monument natyre, me sipërfaqe 1,740.0 ha, 3 peizazhe të mbrojtur, me sipërfaqe 71,031.4 ha dhe 1 park rajonal bashkiak me sipërfaqe 4,206.0 ha.
Projekti mundëson ngritjen e kapaciteteve të 30 organizatave pjesëmarrëse për identifikimin e problematikave kryesore me të cilat përballen sot ZMM. Për këtë qëllim INCA, si lider i RrMN, hartoi një metodologjie për mënyrën e grumbullimit (pyetësor-individual) dhe më pas analizimin e informacionit faktik dhe real mbi të gjitha aktivitetet me impakt negativ brenda territorit në zona pilote të mbrojtura. Ngritja e kapaciteteve u shoqërua me organizimi i tre seminareve rajonale (Librazhd, Shkodër dhe Gjirokastër) me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të RrMN, të OJF të përzgjedhura dhe AdRZM për njohjen dhe interpretimin e dispozitave dhe akteve nënligjore në fuqi për ruajtjen e natyrës si dhe kryerjen e procesit të vlerësimit dhe identifikimit të problematikave. Po kështu u organizuan edhe tre seminareve rajonale (Kukës, Vlorë dhe Prespë) për njohjen dhe zbatimin e metedologjisë për grumbullimin e të dhënave dhe plotësimin e pyetësorëve-individual.
Për identifikimin dhe vlerësimin e problematikave, nga secila organizatë e RrMN, u angazhuan grupime të vogla lokale me përfaqësues nga shoqëria civile dhe komunitetit pranë ZMM. Në këtë kuadër u trajnuan rreth 390 pjesëmarrës nga OMShC-të (pjesë e RrMN) dhe OJF-t mjedisore të përzgjedhura. Impaktet u identifikuan në kuadër të bashkëbisedimeve me grupet e interesit, anketimeve individuale (plotësimi i pyetësorit), në këshillim me dispozitat ligjore në fuqi për fushën e ruajtjes së natyrës dhe të zonave të mbrojtura, programet, planet e menaxhimit, raportet e mbi gjendjen e mjedisit, të studimeve të ndryshme etj, sëbashku me organizatat partneretë OJF-ve lokale dhe Administratat e Zonave të Mbrojtura Mjedisore, në nivel qarku.
Bazuar mbi gjetjet dhe faktet e grumbulluara u hartua dhe raporti vlerësim-analizë-hartografim. Në fund të këtij investigimi INCA përgatiti hartëzimin e aktiviteve me efekte negative në 16 ZMM e përfshira në studim.
Njëherazi projekti mundëson vlerësimin e nevojave dhe nxitjen e një bashkëpunimi sa më efektiv mes shoqërisë civile dhe strukturave ligjzbatues të fushës së natyrës, në nivel qendror si Ministria e Turizimit dhe Mjedisit (MTM) dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), dhe në nivel lokal Administratat Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdRZM) dhe pushteti vendor, si dhe partneritetin mes tyre në iniciativa të përbashkëta dhe aktivitete që kanë për qëllim adresimin dhe minimizimin e problemeve negative.
Gjithashtu, synimi kryesor i strategjisë së rrjetit për mbrojtjen e natyrës është të forcojë më tej kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile të Shqipërisë, pjesëtare të rrjetit, që të jenë të afta të luajnë rolin e katalizatorit, për të garantuar pjesëmarrjen sa më të gjerë proaktive të komuniteteve lokale si në vendimmarrje ashtu dhe në ndarjen e përfitimeve që vijnë nga menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore duke kontribuar njëkohësisht në ruajtjen dhe promovimin e vlerave të larta të biodiversitetit që karakterizojnë natyrën shqiptare.
Pra, në fazën e parë të zbatimit të projektit, sfida në fushën e mbrojtjes së natyrës, u fokusuar në krijimin e një ekspertize të mirë për të përmbushur qëllimin kryesor dhe objektivat specifike të projektit. Ky projekt, nëpërmjet bashkëbisedimeve me palët e interesuar dhe me aplikimin e një metodologjie (pyetësor-individual) efektive, identifikoi dhe trajtoi, në përgjithësi dhe veçanti, mangësitë kryesore të zonave të mbrojtura mjedisore të marra në studim. Plotësimi dhe interpretimi i të dhënave të pyetësorit u bazua tek metodologjia e hartuar për këtë qëllim. Synimi kryesor i anketimit është identifikimi dhe vlerësimi që lidhet me njohjen e problematikave aktuale që shqetësojnë dhe shoqërojnë ruajtjen, administrimin dhe menaxhimin e ZMM dhe të burimeve të tyre natyrore. Të dhënat e siguruara do të përdoren me synimin për të ndikuar mbi vendimmarrësit, organizatat e ndryshme dhe publikun e gjerë që t’i kushtojnë më shumë vëmendje RrKZMM dhe arritjeve të kritereve të BE-së në këtë fushë.
Me këtë vlerësim, më pas dhe analizimin e problemeve të shkaktuara, krahas adresimit u synua që të arrihej qëllimi për tërheqjen e vëmendjes publike drejt problematikave kryesore me të cilat përballen sot zonat e mbrojtura mjedisore, rritjen e reagimit ndaj tyre si dhe caktimin e rekomandimeve përkatëse për minimizimin e impakteve negative. Hartografimi i presioneve dhe kërcënimeve ndaj zonave të mbrojtura ekzistuese dhe ekosistemeve të pambrojtura, njëherazi shërben edhe për të identifikuar veprimet emergjente që duhen marrë për kërcënimet ndaj sistemit të zonave të mbrojtura të vendit.