Trainim në kuadër të Blue Land Project
Podgoricë - 16 Tetor - 2018 - Partnerët dhe ekspertë të Projektit Blue Land u takuan në Podgoricë (Mali i Zi) gjatë 15-17 tetorit për të ndarë punën e bërë derimë tani mbi identifikimin e shërbimeve të ekosistemit në tri zonat e projektit (Ada Bojana - Mali i Zi, Porto Palermo - Shqipëri dhe Tricase - Itali) si dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm për mbrojtjen e habitateve dhe shërbimeve të ekosistemit.
Projekti BLUE LAND është financuar nga Interreg IPA CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi dhe zbatohet nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura - AKZM, Instituti i Ruajtjes së Natyrës në Shqipëri - INCA, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Malit të Zi, Universiteti i Malit të Zi - Instituti i Biologjisë Detare, Instituti Kërkimor i Bashkëpunimit - ICR dhe Ciheam - Bari - Itali.