Receta lokale dhe ushqime tradicionale në komunitetin lokal të Zarzis, Tunizi

Receta lokale dhe ushqime tradicionale në komunitetin lokal të Zarzis, Tunizi

Vlorë 5 Dhjetor 2018 - Në kuadër të projektit NEMO u realizua webinari i vendeve mesdhetare me temë ndryshe nga ato të mëparshmet “Receta lokale dhe ushqime tradicionale në komunitetin lokal të Zarzis, Tunizi” . Gjatë këtij webinari morrën pjesë përfaqësues të peshkatarëve të vendeve të Mesdheut si Tunizia, Libia, Italia, Maroku, Egjipti dhe Alegjeria, me kordinues Z. Paolo Fiume. Mbajtja e webinarit nga ana e përfaqësueve nga Shqipëria u bë afër qendrës së peshkimit Radhimë.

Duke qenë se projekti mbështet peshkimin e qëndrueshëm dhe punon në lidhje me ndarjen e eksperiencave midis peshkatarëve të ndryshëm të vendeve të Mesdheut, ndër të tjera një rol mjaft të rëndësishëm sigurisht që do të luaj edhe komuniteti lokal dhe rëndësia që ka në vetvetë ruajtja e traditave të këtyre komuniteteve, siç janë edhe ushqimet tradicionale, sidomos të gatuara ato nga familjet e peshkatarëve të këtyre zonave, që e kanë jetën shumë të lidhur më detin. 

Ndarja e një experience të tillë, këtë rradhë e realizuar nga amvisat e familjeve të peshkatarëve të Tunizisë, të cilët në thjeshtësinë e tyre na treguan një ushqim tradicinal të vendeve arabe siç ishte Cous Cous (kus kus), lloj gatimi të cilin ne në Shqipëri nuk e përdorim, është mjaft e rëndësishme për të kuptuar historinë dhe traditat e vendeve të tjera duke rritur në këtë mënyrë bashkëpunimin dhe dëshirën e vendeve të ndryshme për të njohur sadopak nga vendet që i lidh i njëjti det. 

Në kuadër të këtij projekti, përfaqësues të peshkatarëve të Shqipërisë, si Baçi Durmishaj, Oltion Mustafaj, Rexhep Mustafaj, Mariglen Naci dhe Agustin Demiraj janë gjithmonë të gatshëm për të ndarë eksperiencat e tyre dhe për të mësuar nga vendet e Mesdheut mbi taktikat dhe rregullat e peshkimit, në mënyrë që ti vënë ato në zbatim në vendin e tyre për të siguruar jo vetëm të ardhurat e tyre të përditshme, por edhe ruajtjen e natyrës, veçanërisht detit të cilin kush më mirë se nga peshkatarët mund ta mbrojë në mënyrë të vazhdueshme, duke qenë se vetë jeta e tyre është e lidhur me të. 

Bashkimi i peshkatarëve të ndryshëm në webinare të tilla dhe në diskutime të vlefshme të punës së tyre rrit ndërgjegjësimin e tyre mbi detin dhe të gjitha llojeve me të cilat ata bien ndesh, dhe në një të ardhme duke ndarë eksperiencat e tyre me cdo peshkatarë që ndan të njëjtin det me të do të sjellë që ata të jenë ndihma jonë më e madhe për të siguruar mbrojtjen e natyrës dhe çdo gjë që është e lidhur me të, për të arritur atë që ne e quajmë “Zhvillimi i Qëndrueshëm”.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: