Categoria principale: INCA
Visite: 1173
Peshkimi i qëndrueshëm artizanal dhe ai rekreativ në ZMDKS
Prezantohet Projekti Pilot “Menaxhimi i peshkimit të qëndrueshëm artizanal dhe atij rekreativ në ZMD Karaburun-Sazan” -
Me bashkë financim nga Fondi Evropian për Zhvillimin Rajonal në kuadrin e programit Interreg Mediterranean të Bashkimit Evropian, ka nisur nga zbatimi projekti “Mbështetje e efektivitetit të Zonave të Mbrojtura Detare (ZMD) përms rrejeteve të fuqishme dhe bashkëpunuese në Mesdhe (MPA NETWORKS https://mpa-networks.interreg-med.eu/. )
Ky projekt drejtohet nga MedPAN dhe mbledh 9 partnerë të tjerë në Francë, Itali, Kroaci, Greqi, Slloveni, Shqipëri dhe Spanjë. Projekti MPA NETWORKS synon të përmirësojë mbrojtjen e biodiversitetit detar duke forcuar menaxhimin efektiv të ZMD përms aktiviteteve të rrjetëzimit në nivele të ndryshme, duke testuar dhe kapitalizuar zgjidhjet, transferimin e njohurive dhe ndërtimin e kapaciteteve. Ky projekt do të përqëndrohet në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat që kërkojnë një qasje që tejkalon kufijtë e MPA. Këto sfida përfshijnë çështjen globale të efektivitetit të menaxhimit, dhe më saktësisht menaxhimin e peshkimit të shkallës së vogël në ZMD, ruajtjen e specieve të lëvizshme dhe zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm të financimit për ZMD.
Për të adresuar këto sfida nëntë projekte pilot kanë nisur të zbatohen në 7 vende partnere të këtij projekti. Në Shqipëri ky projekt po zbatohet nga INCA në bashkëpunim të ngushtë me OJF lokale, ADZM Vlorë, komunitetin e peshkatarëve si dhe institucionet publike përkatëse. Menaxhimi i peshkimit të qëndrueshëm artizanal dhe atij rekreativ në ZMD Karaburun-Sazan, është sfida që adreson projekti pilot për Shqipërinë.
Takimi i lançimit dhe informimit mbi këtë iniciative, është organizuar pranë ambienteve të Qendrës së Peshkimit në Radhimë me 6 Qershor 2020 me mbështetjen e Organizates Lokale Flag Pine.
Takimi mblodhi bashkë përfaqësues të komunitetit lokal të peshkatarëve dhe ADZM Vlorë për të ndarë me ta sfidat që duhen ndërmarrë si dhe për të diskutuar mbi vështirësitë e pengesat që duhen përballuar për të arritur një zhvillim të qëndrueshem të aktivitetit të peshkimit në ZMD të Karaburun-Sazanit. Sfida lokale në këtë kuadër do të synoje në përmisimin e kushteve të peshkimit artizanal dhe menaxhimin e tij duke shpërndarë praktikat më të mira në rajon si dhe nëpërmjet krijimit të një sistemi monitorimi për peshkimin si dhe të një kuadri rregullator duke përfshirë edhe peshkimin rekreativ.