Një det dialogësh

Një det dialogësh

Vlorë 20 Shkurt 2019 - Në kuadër të projektit NEMO, u realizua një webinar mjaft i rëndësishëm me temë “Një det dialogesh me komunitetet bregdetare per brezat e ardhshëm të Mesdheut”. Ky webinar, me fokus peshkimin e qëndrueshëm, solli jo vetëm përfshirjen e peshkatarëve nga vende të ndryshme të Mesdheut, por si asnjëherë më parë edhe përfshirjen e nxënësve të shkollave të ndryshme përfaqësuese nga Tunizia, Libia, Italia, Maroku, Egjipti Shqipëria dhe Algjeria. Ne, si pjesë e këtij projekti mjaft efektiv në menaxhimin e peshkimit dhe mundësinë e përmisimit të gjuetisë së peshkut, dhamë ndihmën tonë në përfshirjen e nxënësve të shkollës 9-Vjeçare “Lef Sallata” dhe studenteve të universitetit të Vlorës. Përfshirja e nxënësve të cilët e njohin natyrën dhe çdo gjë rreth saj vetëm në faqet e librit, duke qenë pjesë e webinareve të tilla, e gjykojnë këtë aktivitet si një mundësi për të shprehur mendimet e tyre lirisht dhe duke treguar gjithmone e më shumë nga vetja. Gjatë këtij webinari ata patën mundësinë të shprehnin mendimet e tyre lidhur me detin dhe çfarë mendojnë ata se mund të bëjnë për të. Mendimet e secilit nxënës u dëgjuan nga nxënës të tjerë nga vende të tjera të Mesdheut si një ndarje idesh, mendimesh dhe përgjegjësish midis brezave të ardhshëm.

Përfshirja e nxënësve, studentëve, prindërve në tema të cilat jo gjithmonë janë shumë të dëgjuara nga ata, rrisin gjithmonë e më shumë njohuritë e tyre dhe në të njëjtën kohë ne, duke i përfshirë në aktivitete të cilat në fund të fundit kanë si qëllim ruajtjen dhe sigurimin e burimeve natyrore pikërisht për këta breza të rinj që po vijnë, rrisim te ata përgjegjësinë për të dhënë ndihmën e tyre në arritjen e këtij qëllimi. Tashmë ata janë zëri jonë tek bashkëmoshatarët, prindrit dhe çdo personi tjetër me të cilin ata mund të bien në kontakt dhe të tregojnë eksperiencën e tyre.

Ashtu sikundër çdo herë tjetër rolin më të rëndësishëm në webinare të tilla, i kanë luajtur peshkatarët përfaqësues të vendeve bregdetare, kësaj here peshkatarët mësuan edhe fëmijët më tepër lidhur me punën e tyre të përditshme, me sekretet e detit dhe me mënyrën si ata përfitojnë të mira nga deti por në të njëjtën kohë edhe përpiqen të ruajnë atë sa më shumë të jetë e mundur. Nxënësit duke dëgjuar historitë e tyre, nisin të imagjinojnë dhe të “imitojnë” të rriturit në mënyrën si ata kujdesen për detin dhe speciet që ndodhen në të. Pavarësisht informacioneve që ata marrin në bankat e shkollës, pas këtij webinari ata u larguan me më shumë informacione të cilat nuk i kishin dëgjuar më parë, dhe të kthehen sërisht në bankat e shkollës dhe të tregojnë çdo gjë të re që ata mësuan.

logo

Rruga Islam Alla, Pallati IVEA, Kat I, Tirana, Albania

Na ndiqni: