Java e Biodiversitetit 2020 (18-22 Maj)
Data 18 Maj thekson edhe një herë rëndësinë që kanë njohuritë tradicionale për biodiversitetin, e lidhur ngushtë kjo me komunitetet lokale dhe popullatat indigjene, të cilat ndërveprojnë me natyrën në mënyrë të vazhdueshme duke i shërbyer dhe duke marrë prej saj. Janë pikërishtë këto njohuri të cilat kanë krijuar harmoninë midis natyrës dhe njeriut, në përdorimin e shërbimeve të ekosistemeve të ndryshme në funksion të një jetë sa më të shëndetshme.
Vendi ynë si një vend me pasuri të mëdha natyrore dhe mjaft i pasur në biodiversitet, ofron një natyrë me vlera të mëdha të cilat shpesh janë ende të panjohura. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë ndodhet në zonat rurale, në zonat ku natyra ende ngelet e paprekur. Mënyra e tyre e jetesës është e lidhur fort me natyrën aty pranë, nëpërmjet mbjedhjeve të bimëve medicinale (sherebela Salvia officinalis, rigoni Origanum Vulgare etj) dhe frutave të pyllit, peshkimit etj, prandaj janë hallka e parë të cilët luajnë një rol të rëndësishëm edhe në ruajtjen e tyre.