INCA mbyll me sukses projektin GEO-CRADLE
Projekti GEO-CRADLE mbylli me sukses të gjithë aktivitetet e tij të planifikuara për zbatim gjatë periudhës tre vjeçare 2016-2019. GEO-CRADLE, që nga krijimi i tij dhe në vazhdim, synoi të jetë një konsorcium rajonal që mbledh së bashku institutet kërkimore me famë, autoritetet publike, SME-të e specializuara dhe shoqata lider ndërkombëtare, duke kombinuar një shkallë të gjerë të ekspertizës në monitorimin e mjedisit të planetit përmes një ansambli të teknologjive të ndryshme të Vrojtimit të Tokës (p.sh. remote sensing, in-situ, sinergjisë së modeleve të avancuara) në fushat e Ndryshimeve Klimatike, Aksesit në Materialet e Lëndëve të Para, Sigurisë Ushqimore dhe Energjisë. INCA në mbyllje të aktiviteteve të këtij projekti zhvilloi takimin e fundit me qëllim prezantimin e arritjeve të kësaj nisme rajonale që u koordinua nga Observatori Kombëtar i Athinës (NOA), duke synuar mundësinë e përdorimit të rrjetit kombëtar të aktorëve kryesorë që kanë në praktikën e tyre përdorimin e të dhënave VT, si dhe aplikimin e modeleve për vrojtimet dhe monitorimet e Tokës. GEO-CRADLE u krijoi mundësinë aktorëve të përfshirë në rrjetin rajonal të Ballkanit, Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme (pjesë e konsorciumit) të identifikojnë kapacitetet dhe nevojat dhe të përfshihen në bashkëpunime rajonale dhe më gjerë në zbatim të modeleve GEOSS dhe COPERNICUS.
Me rastin e mbylljes së projektit, Koordinatori i Projektit, Z. Harris Kontoe u shpreh në mesazhin e tij se: “Projekti GEO-CRADLE zyrtarisht po mbyllet, por rrjeti GEO-CRADLE, i themeluar gjatë gjithë jetës së projektit, nuk do të ndërpresë aktivitetin e tij. Aktivitetet tona do të vazhdojnë drejt zhvillimit të Iniciativës Kopernikus dhe Eurogeoss në rajonet e interesit, të përfshira në këtë projekt dhe me të rejat që do të përfshihen në të ardhmen, përmes angazhimit të ekipit tonë në projektin e EUROGEOSS Shoëcases.
Projekti do të zbatojë një iniciativë të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse të shfrytëzimit të të dhënave të Vrojtimit të Tokës nëpërmjet bashkëpunimit midis anëtarëve të GEO-s të BE-së dhe Organizatave pjesëmarrëse, me qëllim që të përshpejtojë përthithjen e përdoruesve të të dhënave të hapura për VT dhe informacionin në dobi të Evropës.
Objektivat e përgjithshme janë krijimi dhe promovimi i një organizate të qëndrueshme të dedikuar për shfrytëzimin e përdoruesve të burimeve evropiane të VT, duke u mbështetur në Kopernikus dhe GEOSS përmes zhvillimit të bashkëdizenjimit të projekteve pilote (p.sh. produktet, shërbimet ose zgjidhjet e orientuara drejt aplikimit) të ndërtuara në një qasje të përqendruar tek përdoruesit dhe duke u dhënë një vlerë ekonomike, sociale dhe politike qytetarëve evropianë.
Për më tepër, Zyra Ndërlidhëse GEO-CRADLE (Zyra Greke GEO), lehtësoi procedurën për krijimin në Shqipëri të Zyrës Kombëtare GEO.
Së fundi, dëshiroj të falënderoj të gjithë partnerët për kontributin e tyre në zbatimin e Projektit, sepse pa to nuk do të ishte e mundur që GEO-CRADE të ishte një projekt i suksesshëm i Bashkërendimit dhe Përkrahjes së Veprimit!”