Eksperienca e peshkatarëve në reduktimin e prodhimit detar
Vlorë - 20 Mars 2019 - Në kuadër të projektit NEMO , u zhvillua webinari me temë: "Eksperienca e peshkatarëve në reduktimin e prodhimit detar- mënyrat e përfshirjes së turizmit detar nëpërmjet peshkimit dhe gjithashtu mbrojtja e breshkave dhe faunës detare duke mbledhur plastiken nga deti”. Në këtë webinar morrën pjesë përfaqësues të vendeve të Mesdheut si: Tunizia, Libia, Italia, Maroku, Egjipti, Shqipëria dhe Algjeria të cilët sjellin informacione nga eksperienca të ndryshme në problematika të cilat lidhen me mënyrat e menaxhimit të detit Mesdhe.
Në tematika të tilla, me fokus mbrojtjen e mjediseve detare dhe të gjithë elementët e saj, ka shumë për të folur ku prekja dhe diskutimi i çdo elementi sjell rezultate mjaft positive në përmësimin e aksioneve në çdo vend mesdhetar duke marrë shembull nga vendi fqinj. Tre ishin problematikat më të diskutuara ku përmendim:
Si ndikon turizmi te peshkatarët? Industria e turizmit është një aktivitet në rritje. Gjithnjë e më shumë turistët nuk kërkojnë vetëm detin dhe diellin, por janë në kërkim të eksperiencave të reja të cilat të ofrojnë ofertat turistike tradicionale.
Duke ju referuar peshkimit, zonat e peshkimit kanë mjaft burime të cilat tërheqin turistët, pasi përveç ujit, plazhit dhe aktiviteteve rekreative. Ofertat turistike në një zonë të peshkimit përfshin një paketë të plotësuar turistike dhe mjaft tërheqëse. Pra zhvillimi i turizmit edhe në këtë aspekt, mund të sjellë përfitime të mëdha në sektorin e peshkimit pasi: së pari do të shërbejë si një formë alternatike të përfitimit të të ardhurave për peshkatarët dhe familjet e tyre. Peshkatarët nëpërmjet mundësisë dhe materialeve specifike, ofrojnë shërbime për turistët p.sh. guida nëpërmjet varkave të tyre përreth bregdetit duke vëzhguar bukuritë natyrore si dhe faunën tipike të një zone të caktuar. Nga ana tjetër, një numër i madh i turistëve janë në gjendje të paguajnë thjesht për të marrë pjesë gjatë punës së një peshkatari në nxjerrjen e peshkut. Ata peshkatarë të cilët kanë varka të mëdha dhe në kushte të mira i shtojnë shërbimet e tyre edhe duke siguruar kuzhinën në varkë dhe të ofrojnë gatimin e peshkut në det, një aktivitet i cili tashmë ka filluar të realizohet në shumë vende të Mesdheut, por jo ende te ne për shkak të kushteve jo të mira të varkave.
Ndikimet e plastikës në mjediset detare dhe roli i peshkatarëve. Tashmë ndotja e detrave dhe oqeaneve nga mikro dhe makro-plastika përbën një nga problemet më serioze për shëndetin e vetë PLANETIT, PJESË e të cilit JEMI edhe NE. Deti Mesdhe është një nga detrat më të ndotur në botë nga plastika, dhe për këtë jemi bashkëfajtorë të gjithë vendet që ndodhen pranë tij.
Plastika (shishet plastike, qeset plastike etj) përfundon në dete nëpërmjet lumenjve të cilët i transportojnë këto mbetje, për shkak të keqmenaxhimit të mbetjeve në një vend të caktuar. Problemi fillon që në BURIM dhe nëse do të donim të rregullonin diçka, nuk do ta nisim duke pastruar oqeanet pasi është e pamundur. Prandaj edhe rregullimi duhet nisur që në BURIM. Plastika po dëmton çdo gjë që del përpara, duke ndotur jo vetëm mjediset tokësore por edhe mjediset ujore. Ekziston një numër shumë i madh i specieve detare të cilat gjejnë ngordhjen pikërisht nga plastika si p.sh. breshkat detare të cilat duke ngatërruar qeset plastike me kandilat (burim ushqimi për to), i përdorin si ushqim dhe në momentin që një plastikë përfundon në stomakun e tyre ajo nuk mund të tretet për pasojë breshka nuk mund të ushqehet më. Por ashtu si breshkat e detit edhe një numër i madh i specieve të tjera detare si delfinat, balenat etj. ngordhin.
Peshkatarët gjatë tërheqjes së rrjetave të tyre në thellësi të mëdha, së bashku me peshkun target, tërheqin edhe një sasi të caktuar të mbetjeve plastike të cilat ngecin në rrjeta. Ndoshta jo qëllimisht, por në një farë mënyre janë duke dhënë një ndihmë shumë të madhe në mbledhjen e mbetjeve nga detrat. Sasia që ata mbledhin ndoshta nuk është aspak e konsiderueshme krahasuar me atë çka ndodhet në oqeane, por të paktën ajo plastikë që ata mbledhin ka shpëtuar jetën e një delfini ose një breshke detare.
Mbrojtja e breshkave detare. Peshkatarët shpesh bien ndesh me rënien e breshkave të detit në rrjetat e tyre. Pjesa më e madhe e peshkatarëve, jo vetëm në vendet e tjera mesdhetare por edhe në Shqipëri, i sjellin breshkat e detit në qendrat e rehabilitimit nëse ato janë të dëmtuara, ndërsa në rast se jo i lëshojnë përsëri. Por një grup i caktuar i peshkatarëve nuk janë të ndërgjegjëshmëm në ruajtjen e këtyrë specieve simbol të Mesdheut, duke i vrarë ato. Në Shqipëri ende nuk kemi përcaktuar teknika dhe mënyra të cilat parandalojnë rënien e breshkave të detit në rrjetat e peshkut. Në disa vende të Mesdheut, janë implementuar disa mënyra të tilla si: përdorimi i llambave me drita jeshile të cilat vendosen përgjatë rrjetave në thellësi të caktuara, të cilat paralajmërojnë breshkat e detit se përpara ka pengesë dhe në këtë mënyrë ato vendosin të tërhiqen. Përdorimi i një teknike të tillë ka sjellë rezultate mjaft positive në Itali, duke zvogëluar numrin e breshkave të detit të rëna në rrjeta, por kërkohen studime të mëtejshme për të arritur në përfunime më të sakta, në fuksion të mbrojtjes së tyre.
Në përfundim të diskutimit, përfundimi mbetet gjithmonë pozitiv, pasi një ide dhe një mendim më shumë i ndarë dhe i diskutuar mes eksperiencash të ndryshme, sjellin rezultate mjaft positive, pasi çdokush prej nesh i sheh si një mundësi për t’i zbatuar këto eksperienca në funksion të vendit të tij.