Aktivitetet e projektit
Projekti “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” zbatohet nga Horizont EU dhe MEN në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA dhe Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN.
Horizont EU dhe MEN ne bashkepunim me AdZM e Parkun Kombetar Divjake – Karavasta si dhe Shkollen e Mesme te Bashkuar Rremas me rreth 50 nxenes te klasave te 7-ta e 8-ta vizituan Qendren e Vizitoreve dhe moren informacionin qe ofron kjo qender. Me pas nxenesit bashke me stafin shoqerues vullnetare te dy organizatave qe realizojne projektin mbollen 400 pisha ne nje pjese te Parkut Kombetar Divjake Karavasta.
Dy organizatat fituese zhvilluan nje seminar me perfaqesuesit e zyres Arsimore Lushnje dhe drejtoret e shkollave pjesemarrese ne projekt ku u njohen me projektin si dhe u lane detyrat per çdo shkolle. Prezantimi i projektit ne media u krye ne nje emision LIVE ne Radio Lushnja te dedikuar projektit ne fjale ku u komunikua ne linje tel dr AdZM Fier z. Ardian Koci. Pas krijimit te kontaktit me bashkine Divjake, kr z. Fredi Kokoneshi si dhe keshilltare te Keshillit Bashkiak Divjake, kr e K.B. zj Ana Nako dhe Keshillit Bashkiak Divjake.
Po keshtu u vu ne dijeni Zyra Arsimore Lushnje dr. zj Brunilda Dhamo per projektin si dhe marrjen e masave nga dr e shkollave per te krijuar suportin e duhur ndaj mesuesve te perfshire ne realizimin e projektit. U krijuan kushtet dhe me dr e 6 shkollave perfshira ne projekt u hartua programi per bashkepunimin dhe kordinimin me procesin mesimor ne sinkron me objektivin e projektit te organizatave Horizont EU dhe MEN.
Prezantimi i projektit u realizua me 24 prill ne nje seminar me perfaqesues te 6 shkollave pjesemarrese ne Divjake, perfaqesues te Keshillit Bashkiak Divjake, anetare te komunitetit te zones gjate nje seminari te organizuar nga HEU & MEN. Ne takim u shperdane materiale dhe u dhane shpjegime per konkursin qe do te organizohet mbi njohurite e mara nga nxenesit rreth planit te menaxhimit te PKDK, vizitat ne Qendren e Vizitoreve, njohurite e mara nga programi mesimor mbi Parkun por jo vetem si dhe u hodh shorti mes shkollave per rregullat dhe menyren e konkurimit. Konkursi final u vendos ne dt 15 maj.
Ne diten e Pelikanit Kaçurrel, 11 maj, simbolit te PKDK u organizua Panairi i madh Agro-Kulturor i zones ne qendren e Vizitoreve te P.K.D.K ku 20 subjekte, biznese te zones, shkolla te bashkise Divjake dhe individe te komunitetit rreth PKDK ekspozuan gatimet, veshjet, traditen dhe zejtarine per vizitoret e ftuar dhe turistet rastesore te cilet ju bashkuan kesaj dite te vecante.
Ne konkursin ndermjet 4 shkollave te mesme Divjake, Remas, Grabian dhe Fierseman si dhe dy shkolla 9-vjeçare Mize dhe Kryekuq, nxenesit treguan njohurite e tyre per P.K.D.K duke ju pergjigjur pyetjeve te jurise te cilat ishin pergatitur ne bashkepunim me AdZM Fier ku ne perfundim fitues rezultuan shkolla e mesme Fierseman dhe ajo e Mizes per shkollat 9-vjeçare.
Ky konkurs u monitorua nga perfaqesues dhe specialiste te INCA-s drejtuar nga dr. Nihat Dragoti.
Te gjithe nxenesit pjesemarres ne kete konkurs si dhe grupi i Junior Ranger te PKDK u shperblyen me nje udhetim turistik ne Prizren si vleresim per angazhimin serioz te tyre per njohjen e PKDK. Financimi i ketij udhetimi u krye nga Bashkia Divjake dhe bizneset ne zonen e Divjakes se bashku me HEU & MEN.
Pjesemaresit u vleresuan me certifikata si per nxenesit po ashtu edhe per mesuesit.
3 shkollat fituese moren kupa per nivelin e njohurive respektivisht vendi i I, II dhe i III.
Organizatat fituese Horizont EU dhe MEN kane qene prezente ne takimin e mbajtur ne qendren e Vizitoreve me perfaqesues te qeverise Japoneze ku ne qender te diskutimit ishte ecuria e planit te menaxhimit te hartuar nga JICA.
Projekti ka vazhduar ne fazen e dyte ku perfaqesuesit e organizatave zbatuese Shkelqim Bylykbashi dhe Fadil Malko kane oganizuar takime te rendesishme me Bashkine Divjake, Zyren Arsimore dhe keshillin bashkiak ku jane parashtruar konkretisht cfare do te realizohet me zbatimin e projektit. Ne daten 22 nentor 2019 u organizua nje takim me anetaret e Keshillit Bashkiak Divjake ku Shkelqim Bylykbashi si drejtues projekti informoi keshilltaret me rendesine e Planit te Menaxhimit si dhe rolin e Keshilltareve dhe komunitetit ne kete proces. Keshilltareve ju shperndane materiale me shkrim ne kuader te projektit per te mobilizuar dhe informuar komunitetin dhe pushtetin lokal ne funksion te zbatimit te Planit te Menaxhimit te PKDK si dhe rolit dhe pergjegjesive te tyre per promovimin e eko-turizmit te qendrueshem lokal me baze natyren si nje burim financiar i rendesishem ne ekonomine vendase. Diskutimi mbi siperfaqet qe zene Zonat e Mbrojtura sipas legjislacionit Shqiptar dhe rishikimi i kufijeve, ka qene tema e diskutimit ne disa takime te organizuara nga Agjensia KOmbetare e Zonave te Mbrojtura mes mjaft aktoreve ne Qendren e Vizitoreve ne PKDK si AKZM, Ministria e Mjedisit, AdZM Fier, Bashkia Divjake, INCA, Shoqatat mjedisore, bizneset dhe komuniteti i zones. Z. Bylykbashi dhe z. Malko kane dhene opinionet e tyre mbi problematikat dhe zhvillimet ne PKDK. Cdo faze apo aktivitet i zbatimit te projektit eshte pasqyruar me emisione ne Radio Lushnja, Facebook si dhe Youtube apo nepermjet lajmeve ne rrjetet sociale si Agronews.al, Horizonteu.org etj.
Projekti “Advokim per zhvillimin e ekoturizmit te qendrueshem duke respektuar mjedisin” zbatohet nga Horizont EU dhe MEN në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile për të promovuar mbrojtjen e natyrës në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri – INCA dhe Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN.
Ky publikim është prodhuar me asistencë të Komunitetit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është vetëm përgjegjësi e partnerëve që zbatojnë projektin dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES ORGANIZATAVE MJEDISORE TË SHOQËRISË CIVILE PËR NGRITJEN E RRJETIT "VENDI YNË, E ARDHMJA E FËMIJËVE TANË"